☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,775 ▼ -1.81% ETH $2,071 ▼ -1.45% XRP $1.3129 ▼ -2.16% SOL $78.8800 ▼ -5.27%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Erdogan: Jap dorëheqjen nëse akuzat e Putin vërtetohen

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti i tij si President, nëse do të provohej bashkëpunimi i Turqisë me Shtetin Islamik. Akuza se Turqia dhe ISIS bëjnë tregti nafte ka ardhur nga Presidenti Rus Vladimir Putin, i cili ka thënë se pas informacioneve të marra prej tij, kjo është dhe arsyeja se përse turqit rrëzuan avionin rus, javën e kaluar.

Por homologu i tij turk, ka thënë se do të japë dorëheqjen, nëse dicka e tillë vërtetohet.

“Nuk jemi aq të pandershëm sa të arrijmë deri në pikën, ku të mund të blejmë naftë kontrabandë nga terroristët. Nëse kjo akuzë do të provohej, sigurisht qoftë edhe detaji më i vogël për këtë, atëherë unë do të jepja dorëheqjen nga Presidenca. Nëse ekziston qoftë edhe një provë e vetme, atëherë kushdo që na akuzon le ta paraqesë atë. Ne sigurisht që do ta merrnim në konsideratë”, besohet të ketë thënë Erdogan, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Itar Tass”.

Presidenti Erdogan kishte thënë më herët se qeveria e tij do të vepronte gjithashtu në mënyrë “të kujdesshme, të durueshme dhe jo e ndikuar emocionalisht”, përpara se të ndërmerrte masa në kundërpërgjigje të vendimit të Rusisë për t’i vendosur sanksione Turqisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.