Bota

Erdogan kërcënon me dëbim të emigrantëve sirianë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përsëriti kërcënimin se do të dëbojë të 2.5 milion sirianët e ndodhur brenda kufijve te vendit te tij duke thënë se  mund t’i dërgojë emigrantët me autobusë në kufijtë e  Bashkimit Europian.

Në një fjalim të mbajtur në një forum biznesi në Ankara, kreu i shtetit turk konfirmoi raportet e publikuara nga mediat në fillim të javës se i ka thënë presidentit të Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker që do t’i dëbojë refugjatët nëse Turqisë nuk i jepet mbështetje në përpjekjet e saj.

Komentet e bëra nëntorin e kaluar u zbuluan nga një portal grek dhe u botuan nga disa gazeta të opozitës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button