🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.29 ▲6.16%
ARI 4,631 ▼3.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,710 ▼ -3.51% ETH $2,050 ▼ -4.53% XRP $1.3164 ▼ -3.57% SOL $79.3600 ▼ -6.07%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.29 ▲6.16 % ARI 4,631 ▼3.79 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.29 ▲6.16 % ARI 4,631 ▼3.79 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

EULEX-i përkujton oficerin e vrarë në veri një vit më parë

eulex-i-p-euml-rkujton-oficerin-e-vrar-euml-n-euml-veri-nj-euml-vit-m-euml-par-euml_hdSot, me rastin e njëvjetorit të vdekjes, Misioni EULEX e ka përkujtuar Audrius Šenavičiusin, oficer doganor nga Departamenti i Kufirit në veri, i cili ishte vrarë në krye të detyrës në veri të Kosovës.

Në një njoftim të EULEX-it, thuhet se Joelle Vachter, u.d. e Shefit të Misionit, vuri kurorë me lule në vendin ku u vra ai.

“Para një viti në këtë ditë, kolegu ynë Audrius Šenavičius, u vra në mënyrë të pakuptimtë derisa po e kryente detyrën e tij në Kosovë. Sot, ne po e përkujtojmë jetën dhe veprën e Audriusit. Vdekja e tij ishte një humbje tragjike për familjen e Audriusit dhe për Misionin tonë. Ne i qëndrojmë pranë me mendjen tonë bashkëshortes dhe dy djemve të tij që e humbën bashkëshortin dhe babanë e tyre. Ne e humbëm një pjesëtar të çmuar të ekipit tonë. Unë i bëj apel secilit që ka ndonjë informatë që mund të na ndihmojë në këtë rast që të bashkëpunojë”, tha Joelle Vachter.

Po ashtu bëhet e ditur se personeli i EULEX-i e mbajti një minutë heshtje në nderim të Audriusit.

Audrius Šenavičius ishte oficer doganor i EULEX-it i cili punonte me ndërrime të rregullta në pikë-kalimet veriore.

Angazhimi i tij i parë në Mision ishte prej muajit prill 2010 deri në maj 2011 si Oficer Doganor i të Hyrave, ndërsa angazhimin e dytë si Oficer Doganor e filloi në gusht 2012. Para angazhimit të tij në EULEX, ai ishte Inspektor i Lartë në Departamentin e Doganës në Lituani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.