🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.83 ▲7.7%
ARI 4,645 ▼3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,490 ▼ -2.81% ETH $2,040 ▼ -4.05% XRP $1.3104 ▼ -2.87% SOL $79.0900 ▼ -4.8%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Euroliga : Bajerni mund kryesuesit

Bajerni i Mynihut ka fituar një ndeshje morali përballë Fenerbahçes 85-76. Një fitore e cila bavarezëve nuk i intereson për renditjen pasi tashme me 3 ndeshje të mbetura dhe me 4 fitore larg vendit të fundit që të kualifikon në play in, për Bajernin ky sukses nuk shërben.

Por në anën tjetër Fenerbahçe pëson një humbje tjetër në këtë minikrizë që po kalon dhe nëse Olimpiakos dhe Real Madrid fitojnë këtë javë i marrin kreun e renditjes. Pjesa e pare nisi menjëherë mirë për gjermanët me trepikëshat e Andreas Obst.

Ndërsa Fenerbahçe në 20 minutat e para shënoi vetëm 30 pikë diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Diferenca maksimale arriti deri në 21 pikë për Bajernin dhe dukej se gjithçka ishte përcaktuar. Por në pjesën e dytë Fenerbahçe hyn me një mentalitet ndryshe dhe arrin të shënojë në periodën e tretë plot 30 pikë aq sa kishte shënuar gjithsej në të parën dhe të dytën së bashku.

Diferenca ulet deri në 7 pikë dhe perioda e katërt nis me një garë të madhe falë Biberovic dhe 5 trepikëshave të tij. Por Bajerni edhe pse diferenca bie deri në 5 pikë kur shifrat shënonin 65-60 nuk dekurajohet dhe tregon karakter të fortë sidomos me lojën e mirë të Dimitrevic dhe Mays.

Të dy e kalojnë edhe një herë në 13 pikë avantazh. Por disa kundërsulme të Horton Tucker bëjnë që në fund Fenebahçe ta ul në 3 pikë 79-76. Këtu del në skenë Jessup, i cili shënon trepikëshin e sigurisë e më tej dhe 3 gjuajtje të lira të Dimitrevic që e mbyll me 22 pikë në shënim bëjnë që Bajerni të fitojë përballë mijëra tifozëve në SAP Arena. Me këtë fitore Bajerni ngjitet në vend të 14, ndërsa Fenerbahçe qëndron për momentin në vendin e parë.

The post Euroliga në RTSH: Bajerni mund kryesuesit appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.