☁️
Tiranë 12°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,809 ▲ +0.37% ETH $2,063 ▲ +0.92% XRP $1.3186 ▲ +0.42% SOL $79.5100 ▲ +0.63%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Sporti

Europa League, Skënderbeu barazon në Zagreb, Shkëndija humbet në Milano 0-6

Sekondat e fundit të ndeshjes të zhvilluar mbrëmë, kanë ndryshuar gjithçka për korçarët në stadiumin “Maksimir” të Dinamos së Zagrabit, teksa këta të fundit kanë barazuar me anë të Angelo Henriquez në të 94’.
Ndeshja mes kroatëve dhe skuadrës së vetme të Superligës të mbetur në kupat europiane ka folur në favor të “ujqërve të dëborës”, të cilët në minutën e 37’ kaluan në avantazh me anë të Latifit.
Më herët Skënderbeu arriti të shënonte përmes një kombinimi të Latifit dhe Vangjelit, por anësori zhvlerësoi gjithçka për pozicion jashtë loje, një veprim i diskutueshëm që mbetet për t’u rishikuar.
Momenti i mirë i korçarëve vazhdoi me goditjen e bukur të Radas, por portieri i Dinamos largoi topin.
Goli që prishi ekuilibrat erdhi nga Liridon Latifi, futbollisti që do të largohet nga Skënderbeu pas aventurës europiane.
E ndërsa pritej fishkëllima finale në “Maksimir” ka ardhur goli i barazimit nga Henriquez.
Sfida e kthimit do të luhet në Elbasan Arena pas një jave, me ekipin e kualifikuar që shkon në grupet e Europa League, por barazimi 1-1 në transfertë favorizon Skënderbeun.

Kurse ekipi “Shkëndija” i Tetovës ka humbur në Milano 0-6, ku milanezët kanë shënuar 3 gola në pjesën e parë dhe 3 gola në pjesën e dytë të lojës.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.