🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,007 ▲ +0.3% ETH $2,051 ▼ -0.35% XRP $1.3123 ▲ +0.04% SOL $80.1000 ▲ +0.21%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Familjarët e viktimave të Gërdecit i kërkojnë qeverisë ‘Rama’ të mos pengojë drejtësinë

Në një deklaratë për shtyp të mërkurën, Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit i kërkoi qeverisë “Rama” t’i hapë rrugë zbatimit të vendimeve të gjykatave për dëmshpërblimin e familjarëve të 26 viktimave, të cilët humbën jetën në tragjedinë e 15 marsit të vitit 2008, kur bëhej çmontimi i municioneve në një bazë ushtarake në fshatin Gërdec pranë Tiranës.

Ndërsa u shprehën të zhgënjyer për nëntë vitet e kaluar pa drejtësi, familjarët thanë në deklaratën e tyre se drejtësinë penale ia kanë besuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa u shprehën se në ‘vetingun’ e tyre të gjithë këtyre viteve gjykatat e kanë kaluar provën, por qeveria akoma jo.

“E dimë që Kryeministri Rama do të përsërisë të njëjtin refren për kalvarin e gjyqeve tona, se fajin e paskan gjykatat… Por për gjyqet e dëmshpërblimeve nuk na i ka fajin gjykata,” deklaruan familjarët e viktimave.

“Nga ana tjetër, vetingun tonë nuk po e kalon dot qeveria, e cila mbron shkaktarët e tragjedisë, vonon procedurat duke u ankuar pa fund dhe shtrembëron të vërtetën me të vetmin qëllim që të mohojë gishtin e shtetit në këtë tragjedi, duke mos ndryshuar asgjë nga linja e qeverisë së mëparshme” shtuan ata,  ndërsa sqaruan se drejtësia për ta është vonuar për shkak të ankesave të qeverisë në instancat më të larta gjyqësore edhe pas vendimeve pro dëmshpërblimit të tyre.

Në vitin 2011 përmes një padie civile familjarët e viktimave të shpërthimit kërkuan shpërblimin e dëmit për humbjen e jetës së të afërmve të tyre dhe që të mbahej përgjegjësi nga shteti dhe kompania Albademil.

Këto çështje më pas u transferuan në kompetencë të Gjykatës Administrative, pasi kaluan më parë përmes instancave të ndryshme gjyqësore duke përfshirë në disa raste edhe gjykimin për kontroll incidental në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2012, gjykimet për kompetencën lëndore në Gjykatën e Lartë në vitin 2014.

Pas kalvarit të gjatë gjyqësor, më 25 janar 2017, Gjykata Administrative e Apelit mori vendimin e parë, i cili i hap rrugën kërkesave të tjera të familjeve të të vdekurve dhe të të plagosurve të Gërdecit.

“Sot është vërtet vonë, por jo aq vonë sa Kryeministri Rama të mos gjejë dot pak forcë që të shfrytëzojë shancin e fundit dhe të kalojë vetingun tonë. Sigurisht që ai ka të drejtë të ketë të njëjtin mendim si paraardhësi i tij, por të paktën t’i japë fund futjes së pengesave në rrugën e drejtësisë së pashmangshme dhe t’i hapë rrugë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore” e përfunduan familjarët e viktimave të Gardecit deklaratën e tyre.

Ashtu si qeveria “Berisha”, qeveria aktuale e ka kundërshtuar dëmshpërblimin për familjarët, si dhe përgjegjësinë e shtetit.

1 Koment

  • sh 16 March 2017, 09:56

    Gerdeci.Injoranca e pa mateshme e shqipetareve dhe e adriatik Llalles.Shqipetaret i kane konsideruar me bisht,sepse jane larg te qenit njerezore.Lalla eshte me afer kafsheve se njerzeve,noka paloka lubonja kreshnik spahiu,media ne pergjithesi,saliu basha nishani dhe shume plehra te PD jane shume afer kafsheve.Pse Rama ka heshtur 4 vjet kunder kafsherise shqipetare?

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.