🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.89 ▲7.76%
ARI 4,648 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,439 ▼ -3.2% ETH $2,044 ▼ -4.35% XRP $1.3127 ▼ -2.89% SOL $79.2200 ▼ -5.06%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.89 ▲7.76 % ARI 4,648 ▼3.43 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.89 ▲7.76 % ARI 4,648 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

FED invest çon traktorin në Malinat, por rruga rrit koston e prodhimeve

Në drejtim të Çorovodës, vetëm 32 km larg Beratit, gjëndesh në fshatin Malinat. Natyra e ka bekuar këtë vend sepse ja ka dhënë të gjitha: tokë kodrinore e gjelbëruar, rezerva uji, klimë e butë, por për ta vizituar këtë vend kaq të bukur natyrisht të duhen jo më pak se dy orë udhëtim nga  qëndra e qytetit.

Fshati Malinat shtrihet në jug të qytetit të Beratit. I rrethuar me kodra të buta në veri-jug, dalje te ujrave në kraun lindor drejt Osumit, fauna dhe flora janë shumë të larmishme. Buqësia është zëri kryesor ekonomik i ketij fshatit dhe kultura që kultivohet masivisht është vreshtaria si pasojë edhe e trashigimisë që i la këtij fshati sistemi i kolektivizimit nga periudha komuniste. Përbërja e tokës është ideale për vreshtari dhe banorët e  fshati bëjnë maksimumin me punën e tyre për të rritur mirëqënien dhe  përmirësuar kushtet në komunitet, por pa ndihmën e qeverisjes lokale e qëndrore është shumë e pamundur të bësh ndryshime cilësore. Fshati vuan mungesën e një rruge që për ta është më se jetësore për të nxjer në treg prodhimet e tyre.

Pëllumb Bakushi të pret në Malinat ku  është një fermer i zonës dhe  e njeh shumë zonën përrreth.  Pëllumbi ju është drejtuar disa institucioneve financiare  por për shkak të largësisë nuk ka gjetur mbështetje. Më pas gjeti mbeshtetje tek FED invest për nevojat e tij financiare për të zhvilluar aktivitetin e tij.  Ai i është bashkuar FED investit në qershor të 2017-ës dhe ka marrë nje kredi për blerjen e një traktori me vlerë 3.4 million lekë.

Ai shprehet se «më parë e kam punuar tokën vetëm me frezë dhe tani erdhi momenti që të investojë në blerjen e një makinerie bujqësore, traktor, për punimin e tokës dhe proceset e korrjeve dhe  mjedhjeve». Traktori do ti lehtësoje procesin dhe rendimentin e punës. Për më tepër, shprehet ai, duke qënë i vetmi në këtë zonë që posedon një mekanikë bujqësore,  mendon se do ta japë me qira për bashkëfshatarët e tij.

Ai ka mbështetjen e të gjith pjestarëve të familjes. Aktiviteti kryesor është vreshtaria ku ullishtet dhe qershitë zënë pjesën më të madhe; produket i tregton në Berat ku rrushin e dërgon tek kantina dhe prodhimet e tjera në tregun ushqimor të shumicës. Ndërsa ulllirin në fabrikat e vajit që ndodhen në zonën e Beratit. Ai shprehet se «sfida më e madhe është mungesa e infrastrukturës sepse kjo i rrit kostot e transportit».

Aktualisht bujqësia vijon të ketë pak akses në financim. Për shumë banka të nivelit të dytë, sektori bujqësor vijon të shfaqë risk të lartë për financim: nga ana tjetër, edhe vetë fermerët theksojnë se kushtet e financimit nga bankat vijojnë të jenë frenuese me norma të larta interesi. FED invest vazhdon të mbetet lider në  mbështetjen e sektorit të agrikulturës dhe promotori kryesor i zhvillimit progresiv dhe të qëndrueshëm.

A.Selimi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.