Ekonomia

FED invest në zonën e Shkodrës dhe biznesmeni Prek Gjelogji me “Shportën e Reçit”

Rrethi i Shkodrës ka 2087 anëtar ku rreth 240  prej tyre jane kredimarrës. Rrethi i Shkodrës ka një portofol kredie afro 100 milion lekë. Niveli i kredive është 83,668,053 lekë, kurse niveli i depozitave ka arritur në 25,218,915 lekë.

Në rrethin e Shkodrës FED invest ka një shtrirje të gjerë e cila konkretizohet  me tre degë të saj, ku propozon një gamë të gjerë produktesh, si në kredi dhe depozita. Një prej degëve është në qytet, e dyta është në zonën veriore të Shkodrës-në Koplik, kurse dega e treta është  në zonën jugore të Shkodrës-në Bushat, ku anëtarët e tre degëve kryejnë veprime financiare të ndryshme.

Hapja e degës së re në Bushat dhe rinovimi i të gjithë degëve të rajonit Shkoder  rrit cilesine e shërbimit ndaj anëtarësisë dhe do krijon mundësi për zhvillimin e bujqësisë dhe agrobiznesit në këtë zone, pasi mbulon një zonë të gjerë rurale.  FED investi ofron banorëve të zonës shërbime  finaciare, si: kredi, depozita, asitence teknike, etj. Ky hap i FED invest vjen në kuadrin e zgjerimit dhe shtrirjes që po ndërmerr ky institucion në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Dhe rezultatet per rrethin e Shkodrës janë pozitive. Rrethi i Shkodrës ka 2087 anëtar ku rreth 240  prej tyre jane kredimarrës. Rrethi i Shkodrës ka një portofol kredie afro 100 milion lekë. Niveli i kredive është 83,668,053 lekë, kurse niveli i depozitave ka arritur në 25,218,915 lekë.

Për ti dhënë sa më shumë frymëmarrje dhe efektivitet objektit  të saj:  FED invest së fundmi është bërë pjesë e bashkëpunimit me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke nënshkruar  marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit  “IPARD II”-Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi, të financuara nga Qeveria Shqiptare me qëllim rritjen e ofertës dhe promovimin e produkteve financiare që u vihen në dispozicion bizneseve të cilat operojnë në zonat rurale.

Ky bashkëpunim ka për qëllim krijimin e mekanizmve të shpejtë të kreditimit dhe do të sjell zhvillime të rëndësishme për Institucionin FED invest, me objektiv mbështetjen dhe  zhvillimin e zonave rurale dhe semi-urbane, ku FED invest është aktor dhe faktor në zhvillimin cilësor dhe të qëndrueshëm të ekonomisë rurale.

FED invest krahas bashkëpunimit me Ministrinë e Bujqësisë bashkëpunon dhe me ministrinë e Financave dhe është pjesë e Programit  Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve. Programi ka si qëllim të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, lehtësimin e sistemit të kreditimit të SME-ve shqiptare, duke favorizuar ekonominë  formale. Kjo marrëveshje do të nxisë zhvillimin e financimeve të qëndrueshme në sektorin e agrobiznesit duke ofruar në vazhdimësi linja të kreditimit të biznesit me norma të favorshme, ku përfitues do të jenë sipërmarrës vendas, të cilët kanë marrëdhënie biznesi me kompani të ndryshme italiane.

Ekspertët e fushës, thonë se financimi i bujqësisë redukton me katër herë më shumë varfërinë, duke gjeneruar rritje ekonomike dhe punësim. Aktualisht, sektori që punëson 50% të fuqisë punëtore. Drejtuesit e shërbimeve financiare të kursim-kreditit FED Invest, bëjnë të ditur se përtej rritjes së financimit, po ndërmarrin disa reforma për të qenë më afër fermerëve.

“Shporta e Reçit” dhe biznesi Prek Gjeloshaj

Ishte viti 2010 kur filloi aktivitetin e mbledhjes së produkteve të zonës për ti shitur në tregun e  qytetit. Më pas Prek Gjeloshaj me kursimet e tij dhe me ndihmën e FED invest hapi një pikë shitje “Shporta e Recit” në buzë të rrugës nacionale për të tregtuar prodhimet e zonës. Në filllim ishte pak e vështirë sepse pak njerëz ndalonin por tani është bërë një referencë si për turistat dhe për banorët e zonës që kërkojnë produkte të zonës.

Prek Gjeloshaj si një anëtar i hershëm në FED invest është shumë aktiv në zonën ku ai banon dhe është një referencë për të gjith banorët e fshatit. Ai ka marrë disa herë kredi në FED invest për qëllime të ndryshme, por ai thotë se “kredia e parë më ka ndihmuar shumë sepse asnjë institucion nuk besonte në idenë e mia për biznes”. Tani ai ka një biznes të qëndrueshëm, të mirë organizuar dhe madje është në shërbim të komunitetit ku ai jeton, sepse mbledh të gjith produktet e zonës përreth. Tani në “Shportën e Recit” gjithkush që kalon mund të gjejë produkte të ndryshme të zonës si sherebela, lule balsami, mallage e zezë; mjaltë gështenjë të cilësisë së parë, ҫaj mali, por edhe fasule, arra etj.

Krahas “Shporta e  Recit” ku aktiviteti kryesor është grumbullimi dhe tregëtimi i  gështenjave, Prek Gjeloshaj ka në pronësi të tij edhe një baxho djathi ku bën prodhimin e djathit të bardhë dhe kaҫkavall. Ai ka zgjeruar aktivitetin dhe përsëri është financuar nga FED invest për ngritjen e një baxho djathi. Kredia ka shërbyer për të blerë pajisje për prodhimin dhe stazhionimin e djathit në baxho. Në baxho punon e shoqja dhe 2 persona të tjerë të fshatit fqinj. Tregu është kryesisht vendas por eksporton edhe në Kosovë e Malin e Zi. Furnizimin me lëndën e parë “qumështin” e bën nga banorët e fshatrave përreth të cilën tregtimin e qumështit në baxho e kanë një mënyrë jetese e cila i siguron të ardhurave. Zona ka filluar që të zhvillojë aktivitet në rritje dhe mbarështimin e dhive ku produktet e tyre i tregëtojnë në marrëveshje me grumbulluesit.

A.Selimi

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button