🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.83 ▲7.7%
ARI 4,645 ▼3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,454 ▼ -3.03% ETH $2,038 ▼ -4.42% XRP $1.3098 ▼ -3.24% SOL $78.9500 ▼ -5.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Federata mbron kapitenin Muriqi: Shembull i lidershipit dhe unitetit që Kosova përfaqëson

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar zyrtarisht pas komenteve fyese karshi kapitenit të “Dardanëve”, Vedat Muriqi. Pas humbjes me Turqinë, sulmuesi shtatlartë u vu në shënjestër nga disa tifozë, madje dikush e akuzoi se kishte dhënë informacione te Turqia para ndeshjes.

FFK i ka dalë në mbrojtje kapitenit, duke ngritur lart figurën e Muriqit jo vetëm për golat e shënuar, por edhe për të gjitha vlerat që ai manifeston në fushë dhe jashtë saj si një lider.

Reagimi i plotë i FFK-së

Futbolli nuk është thjesht lojë. Ai është pasqyrë e identitetit, e përkushtimit dhe e vlerave që ne, si shoqëri, duam t’i promovojmë. Kur kapiteni i Kombëtares, Vedat Muriqi, sulmohet me fyerje dhe gjuhë përçarëse, kjo nuk prek vetëm një lojtar por prek një simbol të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që e ndjekin futbollin me krenari.

Vedati ka dhënë gjithmonë më të mirën e tij në fushë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij nuk matet vetëm me golat e shënuar, por edhe me lidershipin, energjinë dhe shpirtin që vë në çdo përballje. Ai është shembull i profesionalizmit, i pasionit dhe i unitetit që Kombëtarja e Kosovës përfaqëson. Golat e tij nuk janë thjesht pikë në tabelë, ato janë emocione që frymëzojnë popullin shqiptar dhe krijojnë krenari për vendin tonë.

Ofendimet dhe komentet fyese në rrjetet sociale nuk kanë vend në futboll dhe as në shoqërinë tonë. Nuk duhet të lejojmë që individë tillë, fatmirësisht të pakët, të shpërfaqin negativitet, përçarje dhe urrejtje. Si institucione e shoqëri, por edhe si individë, duhet të reagojmë kur vihen në diskutim vlerat që na bashkojnë dhe përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Vedat Muriqi nuk është vetëm kapiteni i Kombëtares. Ai është njëri prej Dardanëve që po shkruan historinë e vendit tonë.

Mirënjohja për të dhe për të gjithë lojtarët tanë nuk është thjesht një detyrim moral, është një reflektim i vlerave që duam të kultivojmë si shoqëri: përkushtim, dinjitet dhe krenari.

Në fund të ditës, futbolli është më shumë se rezultatet. Ai është mënyra si tregojmë se kush jemi dhe se çfarë vlerash mbrojmë.

Dhe Vedati, me punën dhe shpirtin e tij, na kujton çdo ditë se si duhet të jemi si komb, të bashkuar, të guximshëm dhe krenar për çdo arritje. I jemi mirënjohës tifozëve dhe qytetarëve që, edhe pas humbjes së mbrëmshme kundër Turqisë, qëndruan pranë ekipit, duartrokitën dhe mbështetën përkushtimin e jashtëzakonshëm të djemve tanë.

The post Federata mbron kapitenin Muriqi: Shembull i lidershipit dhe unitetit që Kosova përfaqëson appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.