☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 102.65 ▲2.53%
ARI 4,748 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,384 ▼ -0.79% ETH $2,108 ▲ +0.59% XRP $1.3283 ▼ -0.65% SOL $79.6800 ▼ -4.05%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Fillojnë lëvizjet për protesta pas vizitës së Hahnit dhe shtyrjes së liberalizimit të vizave

Deklarimet e BE-së se ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi është kushti i fundit për liberalizimin e vizave për kosovarët nuk po dalin të jenë të vërteta. Kanë kaluar disa muaj prej kur Kosova e ka ratifikuar atë marrëveshje, megjithatë procesi i liberalizimit të vizave duket ende shumë larg, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar edhe dje gjatë vizitës së tij në Kosovës, komisioneri i BE-së, Johanes Hahn. Ai ka thënë se liberalizimi nuk do të ndodh deri në vitin 2020.

“Koha optimale për liberalizimin e vizave për Kosovën është viti 2020”, ka thënë Hahn.

E kjo deklaratë e përfaqësuesit të lart të BE-së, ka ngjallur pakënaqësi të shumta në vend.

Kundër këtyre deklarimeve e  këtij qëndrimi të BE-së, dikush është duke organizuar një protestë që planifikohet të mbahet para zyrës së BE-ë.

Në disa shkëmbime emaila-sh që ka siguruar Gazeta Express. Igballe Rugova nga ‘Rrjeti i Grave të Kosovës”, është vënë në lëvizje për të organizuar këtë protestë, pasi sipas saj një qëndrim i tillë i BE-së, është i turpshëm.

Në këtë protestë do të kërkohet edhe dorëheqja e politikanëve të cilët kanë dhënë data të rrejshme për liberalizimin e vizave.

“Hahn sot foli në emër të BE-së. Liberalizimi diskutohet në vitin 2020.Mendoj se duhet të organizojmë një protestë para zyrës së BE-së.Kjo është e turpshme nga ana e BE-së. Gjithë ato kompromise, e ai del në emër të BE-së del dhe nga tregon se kur diskutohet liberalizimi. Gjithashtu të kërkojmë dorëheqjen e të gjithë atyreve që na japin data falco”, thuhet në emailin e dërguar nga Rugova në adresë të shumë përfaqësuesve të shoqërisë civile.

E në këta emaila të shkëmbyer shihet se një ide e tillë ka marrë përkrahjen e të gjithëve, megjithatë ende nuk dihet se kur do të organizohet saktësisht kjo protestë.

Ndryshe Hahn në Kosovë ka ardhur pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë ndaj produkteve më origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.