Sporti

Flamuri gjigant kuqezi mbulon qytetin e Marseille

Qyteti i Marseille pushtohet nga uragani kuqezi. Një flamur gjigant me përmasa rekord 105 metra i gjatë dhe 70 metra i gjerë u shpalos në pjesën e plazhit pranë Fan Zonë, që u pushtua nga mijëra tifozë të Shqipërisë që kishin udhëtuar drejt Jugut të Francës për të ndjekur ndeshjen me Francën në stadiumin Velodromme.

Fansat kuqezi të shumtë në numër dhanë kontribut në bashkimin e gjithë pjesëve të Flamurit që e ndezi më shumë atmosferëm më qytetin e Marseille.

13394062_1034166106659945_2742667027094804187_nNë fakt dëshira e organizatorëve të këtij spektkali madhështor ishte që ky flamur me përmasa gjigante të shpalosej brenda në Velodromme, por oganizatorët e kanë patur të pamundur për ta plotësuar këtë kërkesë.

Një tjegër fitore e madhe arritur nga tifiozët shqiptarë nga të gjithë trevat shqipfolëse pas spektaklit që dhuruan në stadiumin e Lensit në ndeshjen Shqipëri – Zvicër.

Një shfaqje madhështore që tregon pasionin që kanë tifozët kuqezi për kombëtaren, intitucionit që i përfaqëson denjëshit dhe që i bën të ndihen krenar që janë shqiptarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button