☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,042 ▲ +0.17% ETH $2,066 ▲ +0.48% XRP $1.3183 ▲ +0.08% SOL $79.9200 ▲ +0.39%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Sporti

Flamurtari rikthen në “ferr” Partizanin

Flamurtari i ka dhënë një goditje të fortë Partizanit të Iulianos, duke e mundur në Tiranë me rezultatin 0-1. Vlonjatët marrin tre pikë të rëndësishme që e afrojnë me vendin e dytë në klasifikim, Kukësin, duke surprizuar të gjithë. Skuadra e trajnerit Duro, sezonin e shkuar luante për mbijetesë, ndërsa tashmë noton në zonën Evropa Ligë, një hap i rëndësishëm për kuqezinjtë.

Nga krahu tjetër, djemtë e Iulianos i largohen shumë kreut të klasifikimit dhe rrezikojnë seriozisht të mos jenë pretendentë.  Partizani arritit tre fitore radhazi  ndaj Luftëtarit, Vllaznisë dhe Teutës, por tashmë u rrëzua në fushën e tij ndaj Flamurtarit.

Ndeshja nisi me një goditje të Vilas nga distanca, ndërsa më tej loja u përqendrua në mesfushë deri në minutën e 25’, kur vlonjatët gjetën avantazhin.  Ardit Hoxhaji shfrytëzoi më së miri një top të futur në zonë nga krahu i djathtë. Sulmuesi vlonjat është shndërruar në makth për të kuqtë teksa u ka shënuar shumë shpesh. Reagimi ishte i vakët. Iuliano humb dhe një lojtar për shkaqe dëmtimi, duke kryer një zëvendësim të detyruar. Kështu nga loja doli Adorjan për ti lënë vendin Herrejras. Ndërkohë rasti më i pastër për të kuqtë u realizua nga Lorenc Trashi,  në minutën e 38’  lëshoi një goditje të fortë, por pa rezultat. Në minutën e fundit të pjesës së parë ishte sërisht Flamurtari që tentoi përmes Alvesh, por portieri Hoxha reagoi mjaft mirë. Në pjesën e dytë, të kuqtë u shfaqën më të rrezikshëm, teksa teknikët luajtën dhe me ndërrimet, për të provuar ndrsyhimin e skenarit të lojës, por pa rezultat për italianin e stolit të kuq, që i’u desh të koleksiononte humbjen e radhës. Tashmë ka mbetur për tu luajtur , në kuadër të javës së tetë sfida, Laci-Kamza, që do luhet sot, të hënën.

Klasifikimi: Skënderbeu 22 Pikë, Kukës 17 pikë, Flamurtari 15, Partizani, 11, Laci 10, Kamza 9, Teuta 7, Vllaznia 6, Lushnja e Luftëtari 5

(Kamza e Laci një ndeshje më pak)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.