⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.25% ETH $2,244 ▲ +0.47% XRP $1.1661 ▼ -1.41% SOL $90.0500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Polonia, Spanja, Holanda dhe Suedia ringrenë çështjen e aseteve ruse në favor të Ukrainës

VARSHAVË, 27 gusht /ATSH-AFP/ – Katër vende evropiane – Polonia, Spanja, Holanda dhe Suedia – po shtyjnë, në një letër të përbashkët të botuar sot, për të përdorur asetet e ngrira ruse në Bashkimin Evropian për të forcuar mbështetjen financiare për Ukrainën.

Ndërsa ky opsion u shqyrtua shkurtimisht, ai u braktis përfundimisht dhjetorin e kaluar, me 27 shtetet anëtare që ranë dakord më në fund për një kredi prej 90 miliardë eurosh për të ndihmuar Ukrainën, të garantuar nga buxheti i BE-së.

Rreth 210 miliardë euro asete ruse janë ngrirë në BE që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.

Përdorimi i këtyre fondeve është kundërshtuar veçanërisht fuqishëm nga Belgjika, ku 90% e këtyre aseteve mbahen, të menaxhuara nga Euroclear.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo është një çështje komplekse dhe se duhet të gjejmë zgjidhje që marrin parasysh interesat legjitime”, thuhet në letër.

Megjithatë, këto vende shtojnë se Rusia nuk po ndjek një rrugë negociatash dhe Ukraina ka nevojë për më shumë fonde “si në afat të shkurtër ashtu edhe në afatgjatë”.

Në këto rrethana, “ne besojmë se është koha të rishikojmë çështjen se si asetet e ngrira të Rusisë mund të përdoren në mënyrë më efektive në dobi të Ukrainës”, deklarojnë ministrat e Jashtëm të këtyre katër vendeve në një letër drejtuar, ndër të tjera, Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

”Duke përdorur këto asete të ngrira, BE-ja siguron që Rusia të paguajë pa vonesë për shkatërrimin që ka shkaktuar në Ukrainë, duke zvogëluar njëkohësisht barrën mbi taksapaguesit tanë”, pohojnë ministrat./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.