⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.25% ETH $2,244 ▲ +0.47% XRP $1.1661 ▼ -1.41% SOL $90.0500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kancelari Merz më popullor në Ukrainë se sa në Gjermani

KIEV, 27 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz gëzon një mbështetje dukshëm më të madhe në Ukrainë sesa në vendin e tij, sipas një sondazhi të zhvilluar nga grupi ukrainas i vlerësimit “Rating Group”.

Rreth 64% e ukrainasve të pyetur shprehen pozitivisht për Merz, ndërsa në sondazhet e zhvilluara në Gjermani, mbështetja për kancelarin në disa raste ka zbritur nën 20%.

Në renditjen e politikanëve ndërkombëtarë, presidenti francez Emmanuel Macron rezulton më i vlerësuari, me 79% të ukrainasve që kanë një qëndrim pozitiv ndaj tij.

Në anën tjetër, presidenti rus Vladimir Putin renditet i fundit, me më shumë se 97% të të anketuarve që shprehen negativisht për të.

Sipas sondazhit, qëndrimi i ukrainasve ndaj kancelarëve gjermanë është përmirësuar gradualisht.

Në shkurt 2025, ish-kancelari Olaf Scholz kishte një nivel miratimi prej 57%, pak para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

Mbështetja për drejtuesit gjermanë ishte në nivelin më të ulët në prill 2022, pak pas nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës, kur Gjermania kishte bërë angazhime relativisht më të kufizuara për furnizime me armë dhe ndihmë financiare.

Që prej atëherë, Gjermania është shndërruar në një nga mbështetësit kryesorë të Ukrainës, ndërsa ndihma gjermane është shoqëruar me rritjen e perceptimit pozitiv ndaj udhëheqjes së vendit.

Sondazhi u zhvillua nga 4 deri më 9 gusht, me pjesëmarrjen e 2 000 personave të moshës mbi 18 vjeç.

Në sondazh u përfshinë banorë të territoreve të kontrolluara nga qeveria ukrainase, ku rrjeti celular funksionon./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.