☁️
Tiranë 9°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.49 ▲3.17%
ARI 4,843 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,228 ▼ -3.38% ETH $2,202 ▼ -4.76% XRP $1.4630 ▼ -3.29% SOL $90.2200 ▼ -4.33%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.49 ▲3.17 % ARI 4,843 ▼1.08 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.49 ▲3.17 % ARI 4,843 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Sipas një artikulli të Forbes, vetëm pesë vende të NATO-s, mes të cilave Shqipëria, kanë dalë publikisht në mbështetje të operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ndërsa shumica e anëtarëve të tjerë kanë mbajtur qëndrim neutral ose kritik ndaj veprimeve.

Vendet që kanë shprehur mbështetje janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lituania, Letonia dhe Republika Çeke. Shumë prej tyre kanë përmendur rrezikun e programit bërthamor iranian dhe destabilizimin në Lindjen e Mesme si arsye kryesore për mbështetjen e tyre.

Forbes shkruan se Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e lidhi qëndrim e Shqipërisë me tensionet e mëparshme diplomatike me Iranin, duke e paraqitur vendin si një aleat të fortë të SHBA-së.

“Ne mbështesim Shtetet e Bashkuara në mbështetjen ushtarake të Izraelit”, shkroi Rama në një postim në rrjetin X disa ditë më parë, duke dënuar gjithashtu “agresionet kibernetike” të Iranit ndaj Shqipërisë, që çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në 2022.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, dhe zyrtarët e Lituanisë, Letonisë dhe Çekisë gjithashtu kanë shprehur mbështetje për operacionin, duke theksuar se qëllimi është të ndalet programi bërthamor iranian dhe të ruhet stabiliteti rajonal.

Artikulli thekson se shumica e vendeve të tjera të NATO-s, përfshirë Danimarkën, Finlandën dhe Luksemburgun, kanë mbajtur qëndrim neutral, ndërsa disa, si Italia dhe Spanja, janë shprehur kritikisht ndaj sulmeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.