☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,654 ▼ -1.94% ETH $2,456 ▼ -2.72% XRP $1.4053 ▼ -3.11% SOL $102.4200 ▼ -1.59%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
05 Sep 2026
Breaking
Politika

Forumi në Cernobbio, Rama: Përjashtimi i Ballkanit nga tregu europian është një “vendim luksi”. Rajoni ka lëndët e para, nuk mund të lihet jashtë

Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si përjashtim të Ballkanit Perëndimor nga disa prej politikave dhe instrumenteve strategjike të Bashkimit Europian, duke kërkuar një përfshirje më të madhe të rajonit në tregun dhe projektet e përbashkëta europiane.

Duke folur në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”, Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor janë ende jashtë Bashkimit Europian.

Sipas tij, ndërsa Europa flet për një treg të vetëm dhe për autonomi strategjike, Ballkani Perëndimor mbetet jashtë disa prej këtyre mekanizmave, veçanërisht kur bëhet fjalë për lëndët e para kritike.

Kryeministri u ndal veçanërisht te pasuritë natyrore të rajonit, duke argumentuar se Europa nuk mund të arrijë autonominë e saj strategjike në lëndët e para kritike pa përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Rama përmendi edhe Shqipërinë, duke theksuar se vendi ka rezerva të mëdha bakri dhe se po përpiqet të tërheqë investime të reja, ndërsa Europa, sipas tij, duhet të jetë më aktive në këtë drejtim.

“Shqipëria ka rezerva të mëdha bakri. Po zbrapsim kinezët dhe investues të tjerë potencialë, duke pritur që Europa të vijë”, u shpreh kryeministri.

Në fjalën e tij, Rama kritikoi gjithashtu ritmin e Europës në teknologji dhe kërkim shkencor, duke e lidhur këtë me nevojën për një treg më të integruar dhe politika më gjithëpërfshirëse.

Ai paralajmëroi se prirjet nacionaliste në disa vende europiane përbëjnë një tjetër problem për unitetin dhe të ardhmen e përbashkët të kontinentit.

“Ajo që shoh si problem të jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për unitetin dhe të ardhmen e përbashkët janë prirjet nacionaliste që shohin vetëm nga brenda në shumë vende të Europës, në një kohë që ato duhet të ishin fari i Bashkimit Europian. Për ne, kjo është dëshpëruese”, tha Rama.

Në këtë kontekst, mesazhi i Ramës nga Cernobbio ishte i qartë: nëse Europa kërkon autonomi strategjike dhe një treg të vërtetë të përbashkët, Ballkani Perëndimor nuk mund të mbetet jashtë.

Ne jemi disa europianë të rinj që përpiqemi të përmirësohemi. Ne jemi ende jashtë klubit, në përpjekje për të hyrë.

Nga mënyra se si e shohim ne, nga njëra anë jemi të inkurajuar nga ky moment i ri dhe kjo atmosferë e re, që për fat të keq duhet t’ia falënderojmë Putinit. Nga ana tjetër, shohim ende që ka diçka që nuk shkon, sepse ka shumë përpjekje që po bëhen, por nga ana tjetër është një anë tjetër që na thotë se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet të shkojnë.

Lidhur me teknologjinë, katër nga 50 kompanitë më të mëdha për kërkimin shkencor janë në Europë dhe nuk ka asnjë universitet të BE-së në 20 të parët, ndërsa ka vetëm dy të tillë në 50 të parët.

Flasim për një Europë dhe një treg të vetëm, dhe kuptova se Ballkani nuk ishte aspak i përfshirë. Kjo duket sikur është një vendim luksi për të na lënë jashtë.

Një nga objektivat e Europës sot është autonomia strategjike në lëndët e para kritike. Është e qartë për mua që, ndërkohë që në Ballkan kemi një sasi shumë të rëndësishme të lëndëve të para, ne praktikisht jemi jashtë qasjes së përbashkët në këtë drejtim.

Europa nuk mund të arrijë autonominë e vet në lëndët e para kritike brenda kufijve të saj dhe nëse Ballkani Perëndimor nuk do të përfshihet, dhe nëse disa instrumente nuk do të përdoren për të na futur brenda, situata mund të ndryshojë.

Shqipëria ka rezerva të mëdha bakri. Po zbrapsim kinezët dhe investues të tjerë potencialë, duke pritur që Europa të vijë.

Ne nuk kemi asnjë marrëdhënie me Rusinë. Jemi i vetmi vend në Europë që, që prej vitit 1960, nuk kemi pasur asnjë autoritet që të na vizitojë apo një avion që të niset nga Tirana në Moskë dhe nuk na merr malli.

Jemi i vetmi vend në botë që nuk kemi një investim të mirëfilltë kinez dhe nuk na mungon.

Unë i besoj fort Europës, por kjo është thirrja jonë”, tha ai

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.