🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 108.73 ▲8.6%
ARI 4,647 ▼3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,397 ▼ -3.18% ETH $2,036 ▼ -4.64% XRP $1.3018 ▼ -3.81% SOL $78.6600 ▼ -5.51%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.73 ▲8.6 % ARI 4,647 ▼3.45 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.73 ▲8.6 % ARI 4,647 ▼3.45 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Francë-Shqipëri, sfida që vendos shumë

Ndeshja e parë ndaj Zvicrës u cilësua si mjaft e rëndësishme për kombëtaren shqiptare duke pasur parasysh se ishte ndeshja e parë në Kampionatin Europian, luhej ndaj një kombëtarja me disa lojtarë me origjinë shqiptare, dueli mes vëllezërve Xhaka, por ndeshja e dytë ndaj Francës është e një rëndësie tjetër për kuqezinjtë tanë.

Mbrëmjen e sotme në 21:00, në “Velodrom” Shqipëria do të ndeshet me organizatorët e Euro 2016 në një sfidë mjaft delikate ndaj një kundërshtari pretendent për të fituar Kampionatin Europian. Humbja në këtë ndeshje për Shqipërinë do të na linte pak shanse për kalimin e grupit, barazimi do të ishte një rezultat mjaft i mirë, do të na mbante në lojë për kualifikim dhe gjithçka do të vendosej më pas në ndeshjen e 19 qershorit ndaj Rumanisë. Ndërsa fitorja aq e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët, do të ishte qershia mbi tortë në këtë takim, një reklamë e jashtëzakonshme për kombëtaren tonë në arenë ndërkombëtare, por mbi të gjitha një hap i rëndëshishëm drejt fazës së ardhshme të Europianit.

Atmosfera në “Velodrom” pritet të jetë fantastike, me tifozët kuqezi të cilët nuk rreshtin së mbështeturi kombëtaren e tyre në çdo takim, megjithëse këtë herë nuk do të jetë më të shumtë në numër se kundërshtarët.

Formacioni

Gianni De Biasi pritet të bëjë disa ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e parë ndaj Zvicrës. Në mungesë të Canës që u ndëshkua me kartonin e kuq ndaj Zvicrës, në fushë me shumë mundësi do të jetë që nga minuta e parë Ajeti. Edhe në mesfushë priten ndryshime, ku pritet të rikthehet në fushë që nga minuta e parë Memushaj, i cili mesa duket do të jetë dirigjenti i kuqezinjve përballë Francës. Por vlonjati pritet t’i zërë vendin Xhakës, i cili në ndeshjen me Zvicrën nuk e ka bindur siç duhet trajnerin italian. Një tjetër ndryshim në këtë repart pritet të jetë dhe Lila, i cili do të zëvendësojë Roshin.

Po ashtu, ndryshime pritet të ketë edhe në formacionin e Francës, ku trajneri Didier Deschamps, sipas mediave Franceze, do të lërë në stol dy yjet e ekipit pas paraqitjes së dobët në ndeshjen e parë ndaj Rumanisë, Pogba e Griezmann.

Sfida mes Francës dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në Marsejë, do të transmetohet direkt në Top Channel në orën 21:00.

1 Koment

  • odeus 15 June 2016, 21:11

    From France i would like to salute the players of Albanie!....the match is over this evening 2-0 for France but the albanians players gave a really nice energy to try to win that match. i would like to tell them that there will be many other occasions and football matchs for them, this is not the end, and they will win if they keep that energy. kiss from France!!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.