🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,598 ▲0.24%
DOW 46,467 ▼0.08%
NASDAQ 21,993 ▲0.52%
NAFTA 112.78 ▲1.11%
ARI 4,696 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,370 ▲ +3.75% ETH $2,145 ▲ +5.57% XRP $1.3460 ▲ +4.37% SOL $82.4600 ▲ +4.45%
S&P 500 6,598 ▲0.24 % DOW 46,467 ▼0.08 % NASDAQ 21,993 ▲0.52 % NAFTA 112.78 ▲1.11 % ARI 4,696 ▲0.35 % S&P 500 6,598 ▲0.24 % DOW 46,467 ▼0.08 % NASDAQ 21,993 ▲0.52 % NAFTA 112.78 ▲1.11 % ARI 4,696 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Francë, vrasësi i policëve: Euro 2016 do të jetë një varrezë

Vrasësi i çiftit të policëve francezë, Larossi Abballa, ka postuar në Facebook mbrëmjen e djeshme, përpara sulmit terrorist një mesazh përmes të cilit paralajmëronte përgjegjësinë, por jo vetëm.

Në mesazhin e tij të gjatë, Abballa bën thirrje për të vrarë sa më shumë policë, gazetarë e njerëz të tjerë, ndërkohë që kërcënon se “Euro 2016 do të jetë një varrezë”.

“Është një akt i pakontestueshëm terrorist”, ka deklaruar presidenti Francois Hollande pasi ka marrë lajmin.

“Dy policët u vranë në mënyrë burracake. Duhet të reagojmë së bashku, lufta kundër terrorizmit nuk ka të bëjë me një vend të vetëm, duhet të përfshijë të gjithë në një aksion ndërkombëtar vendimtar, si dhe një mbikëqyrje të këtyre individëve”, ka thënë Hollande.

Vrasja e policëve në shtëpinë e tyre ndodhi gjatë natës. Fillimisht Abballa vrau me thikë shefin e policisë së Parisit dhe më pas mori peng bashkëshorten, edhe ajo agjente, dhe u strehua në banesën e tyre. Personi më pas u neutralizua nga ndërhyrja e forcave speciale të policisë RAID.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.