Gati protesta e madhe në New York! Shqiptarët do kërkojnë dënim “ekzemplar” për krimet serbe në Kosovë
Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe, për KosovaPress, thotë se fondacioni “Familja Bytyqi”, do t’i bashkohet këtij tubimi për të kërkuar drejtësi.
Për torturën që e përjetoi shoqja e tij, Vasfija, ai thotë se nuk do të lejohet injorimi, dhe se drejtësia do të vihet në vend. Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas luftës së dytë botërore. Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim. Si shkak i kësaj, të martën nga ora 11:00 para konsullatës serbe në New York organizata e grave Shqiptaro-Amerikane do të protestojnë duke kërkuar drejtësi.