🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.83 ▲7.7%
ARI 4,645 ▼3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,379 ▼ -3.15% ETH $2,036 ▼ -4.46% XRP $1.3104 ▼ -2.96% SOL $78.9600 ▼ -5.2%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gazetari amerikan befasohet nga një kamerier në Prishtinë

Një gazetar i huaj është befasuar në Prishtinë, të dielën, kur ka shkuar në një kafene për të drekuar në ditën kur po shënohej përvjetori i njëmbëdhjetë i Pavarësisë së Kosovës.

Nolan Peterson, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili punon si korrespondent për “The Daily Signal”, ka treguar se si në një kafene në kryeqytetin kosovar nuk është lejuar të paguajë.

“Sot, Kosova festoi 11 vjetorin e Pavarësisë. Para paradës, hëngra drekë në një kafene në Prishtinë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.

“Kur kërkova faturën, kamerieri thjesht më buzëqeshi dhe më tha, ‘I ke prej shtëpisë’”, ka treguar ai.

Gazetari amerikan, i cili, sipas biografisë së tij në Facebook, ka qenë pilot i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, ka thënë ta ketë pyetur kamerierin pse po tregohej aq bujar ndaj tij.

“Vendi yt e ka shpëtuar timin”, ka treguar gazetari t’i ketë thënë kamerieri. “Më e paketa që mund të bëj është të ta paguaj drekën”, i është thënë më tej atij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.