🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.42 ▲6.29%
ARI 4,611 ▼4.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,643 ▼ -3.69% ETH $2,050 ▼ -4.77% XRP $1.3158 ▼ -3.36% SOL $79.0900 ▼ -6.45%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Gazsjellësi TAP, BERZH miraton kredinë 500 milionë euro për projektin

Bordi i drejtorëve i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim miratoi më 4 qershor një kredi deri në 500 milionë euro për ndërtimin e gazsjellësit TAP një projekt prioritar për Bashkimin Europian dhe Komunitetin e Energjisë. Në një njoftim për shtyp BERZH bëri të ditur detajet. “Gazsjellësi 878 kilometra do të fillojë në kufirin e Greqisë me Turqinë duke kaluar në Shqipëri dhe më pas nën detin Adriatik duke përfunduar në Itali. Ai përbën pjesën e fundit të Korridorit Jugor të Gazit që do të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut drejt Europës.

Me një kapacitet fillestar vjetor prej 10 miliardë m3 e barabartë me konsumin e energjisë së gati 7 milionë familje në Europë gazsjellësi do të ndikojë në mënyrë domethënëse në diversifikimin e furnizimit me energji në Europë. Gjithashtu do të bëjë furnizimin me energji më të lehtë për konsumatorët dhe do të ndikojë në reduktimin e dukshëm të karbonit duke mundësuar një burim më të pastër krahasuar me qymyrin. Transmetimi i parë i gazit pritet të nisë në 2020.

Projekti ka një kosto totale prej 4.5 miliardë euro. Bordi i Bankës Europiane të Investimeve më herët gjatë këtij viti miratoi për TAP-in një kredi prej 1.5 miliardë eurosh ndërkohe që kontribute të tjera nga agjencitë e kreditimit në Francë, Gjermani dhe Itali po meren në konsideratë.

Në pikën e nisjes në Turqi, TAP do të lidhet me gazsjellësin Trans Antaolian për të cilin BERZH miratoi një kredi 500 milionë euro tetorin e shkuar. Në pikën e përfundimit në Itali TAP do të lidhet me rrjetin e gazit natyror të Italisë dhe më pas do të zgjerohet në rrjetet europiane.

TAP është projektuar në përputhje me praktikat më  të mira ndërkombëtare si përsa i përket përzgjedhjes së gjurmës, kompletimi i vlerësimeve të ndikimit në mjedis dhe aspektin social dhe zbatimin e kontratës lidhur me përfshirjen dhe dialogun e populsisë që preket nga ndërtimi.  Banka do të vijojë të monitorojë projektin gjatë ndërtimit dhe operacioneve për të siguruar përmbushjen sipas rregullave të angazhimeve.

Zinxhiri i Korridorit Jugor të Gazit vlerësohet me një kosto 40 miliardë dollarë dhe përfshin investime në infrastrukturën e gazit në një rrjet prej 3500 kilometra që kalon në gjashtë shtete. Komponentët kyçë janë fusha e gazit në Shah Deniz në Azerbajxhan, gazsjellësi i Kaukazeve Jugore në Azerbajxhan dhe Gjeorgji, TANAP në Turqi dhe TAP. Inagurimi i TANAP u zhvillua ne Turqi këtë qershor” thuhet në njoftimin e BERZH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.