🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.02 ▼1.36%
ARI 4,717 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,675 ▲ +4% ETH $2,153 ▲ +5.41% XRP $1.3507 ▲ +3.95% SOL $82.4600 ▲ +3.2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.02 ▼1.36 % ARI 4,717 ▲0.79 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.02 ▼1.36 % ARI 4,717 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Gjenden të tjera pjesë të MH370

Pjesë të tjera të MH370-s mund të jenë gjetur në ujrat e Australisë. Bashkë me mbetjet e zbuluara në Madagaskar, ato tani do të shqyrtohen nga ekspertët për të parë nëse i përkasin vërtet avionit të zhdukur të Malaysia Airlines.

Tre objekte u gjetën nga avokati amerikan Blaine Gibson në ishullin Nosy Boraha, në bregun lindor të Madagaskarit dhe e fundit, që ngjason me një sedilje avioni, u gjet nga Samuel Armstrong në ishullin Kangaroo, në Australinë Jugore.

“Jemi në pritje të informacioneve të mëtejshme dhe do të verifikojmë me kujdes çdo element të ri. Në këtë fazë nuk ka asgjë përfundimtare dhe thjesht do të ndjekim procedurën standarde. Gjithë çfarë dijmë deri më tani është se ka disa mbetje”, i tha me telefon agjencisë së lajmeve Reuters, zëdhënësi i Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit.

Fluturimi  MH370, i nisur nga Kuala Lumpur drejt Pekinit me 239 persona në bord, u zhduk nga radarët marsin e vitit 2014. Fati i tij i mistershëm i mundoi për shumë kohë familjarët, por dhe të tjerë nëpër botë, ndërsa bindja e përgjithshme është se avioni i kompanisë malajziane mund të jetë rrëzuar në Oqeanin Indian pas devijimit nga kursi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.