☁️
Tiranë 18°C · Vranët 06 April 2026
S&P 500 6,593 ▲0.16%
DOW 46,564 ▲0.13%
NASDAQ 21,934 ▲0.25%
NAFTA 112.01 ▲0.42%
ARI 4,695 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,700 ▲ +3.11% ETH $2,164 ▲ +4.91% XRP $1.3458 ▲ +3.42% SOL $82.1700 ▲ +2.71%
S&P 500 6,593 ▲0.16 % DOW 46,564 ▲0.13 % NASDAQ 21,934 ▲0.25 % NAFTA 112.01 ▲0.42 % ARI 4,695 ▲0.33 % S&P 500 6,593 ▲0.16 % DOW 46,564 ▲0.13 % NASDAQ 21,934 ▲0.25 % NAFTA 112.01 ▲0.42 % ARI 4,695 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Gjermania akuzon NATO-n: Po nxit luftë me Rusinë

Gjermania akuzon NATO-n për nxitje të luftës me Rusinë me stërvitjet ushtarake në Europën Lindore dhe i bën apel aleancës të përpiqet të përmirësojë dialogun me Moskën.

Ishte shefi i diplomacisë gjermane ai që hoqi dorashkat e tha hapur se manovrat e nisura këtë muaj janë kundërproduktive sa i takon sigurisë rajonale e mund të përflakin tensionet me shtetin rus. Në vend të kësaj, ministri sugjeron të shtrihet dora e bashkëpunimit.

“Ajo që nuk duhet të bëjmë ne tani është pikërisht ndezja e mëtejshme e situatës përmes vringëllimës së shpatave dhe nxitjes së konfliktit. Kushdo që beson se një paradë simbolike tankesh ë kufirin lindor të aleancës do të kontribuojë për sigurinë, e ka gabim. Ne duhet të tregohemi të matur e të mos krijojmë pretekste për ripërteritjen e një përballjeje të vjetër”, u shpreh Frank-Walter Steinmeier.

NATO-ja nisi në 7 qershor në Poloni stërvitjen për një sulm të simuluar rus. Nisma dy javore përfshin 31.000 trupa, ndër të cilat 14.000 janë nga Shtetet e Bashkuara, 12.000 nga Polonia dhe 1.000 nga Britania, si dhe dhjetëra avionë luftarakë, anije e 3.000 makina ushtarake.

Stërvitja synon të testojë aftësitë e aleancës atlantiko-veriore për t’iu përgjigjur kërcënimeve të sigurisë e zhvillohet çdo dy vjet. Por, Moska në mënyrë të përsëritur e ka bërë të qartë se prania e trupave të NATO-s aq pranë kufirit të saj, e shqetëson dhe lë shteg për acarime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.