Ekonomia

Gjiknuri pret zv.ministrin e jashtëm të Zvicrës, bashkëpunim për energjinë

Gjikunri 1Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti në takim një delegacion nga Qeveria e Zvicrës kryesuar prej zv.ministrit të Jashtëm Z. Georges Martin. Në këtë takim ishte i pranishëm ambasadori i Zvicrës në Tiranë Z. Christoph Graf dhe përfaqësues të projektit të gazsjellësit TAP, mes të cilëve edhe Drejtori i Përgjithshëm Z. Ian Bradshaw.

Në fjalën e tij z.Gjiknuri shprehu falënderim për qeverinë e Zvicrës e cila ka mbështetur vazhdimisht sektorin e energjisë elektrike ndërsa tanimë po kontribuon edhe për zhvillimin e infrastrukturës së lartë të gazit në Shqipëri.  Në vlerësimin e Ministrit Gjiknuri, mbështetja e fundit dhënë nga Zvicra përmes SECO-s me grantin 6.6 milion euro ka qenë një kontribut shumë i rëndësishëm në kuadër të objektivit të gazifikimit të vendit.

Bashkëbiseduesit u ndalën më tej tek ecuria e procesit të ndërtimit të gazsjellësit TAP dhe hapat e ndërmarra deri më tani nga qeveria dhe konsorciumi, në kuadër të këtij projekti të rëndësishëm.

Z.Gjiknuri theksoi se një fushë me rëndësi ku mund të thellohet bashkëpunimi mes qeverive të Shqipërisë dhe Zvicrës është ajo e efiçencës së energjisë. Një rezervë kjo që sipas ministrit do duhet të shfrytëzohet maksimalisht dhe tanimë qeveria ka kaluar në parlament ligjin e ri të efiçencës që i hap rrugë këtij procesi.  Bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek sektori i energjisë elektrike ndërsa Z.Gjiknuri njohu të pranishmit me reformat e ndërmarra deri më tani me synim rritjen e likuiditetit në sektor, uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve. Referuar këtyre reformave të ndërmarra nga qeveria, Z. Martin përgëzoi ministrin Gjiknuri për arritjet që sipas tij janë impresionuese në një kohë të shkurtër prej dy vitesh.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button