Ekonomia

Gjobat, Ekspertët: Ndikon në klimën e biznesit, organet tatimore prodhuan informalitin

aaaaTeksa dyqanet e mbyllura në Tiranë vijojnë me të njëjtin trend të një jave më parë, ekspertët e kontabilitetit dhe taksave pohojnë se gjobat (ashpërsimi i tyre) ndikon drejtëpërdrejtë në klimën e biznesit në vend.

Kontabilisti Ilir Daiu thotë për Monitor se, nuk ka qenë niveli i aktual i Gjobave apo sanksioneve që ka ndikuar në masën e informalitetit në ekonominë shqiptare.
“Mendoj se Sanksionet e tanishme në shumë raste kryesisht për biznesin e vogël janë të larta dhe aspak liberale. Në këndvështrimin tim, është shpesh (në rastin më të mirë) toleranca e organeve tatimore në mosdisiplinimin apo mospasjes në kontroll të bizneseve.” – thekson ai.

Eksperti sugjeron se, përpara sesa fokusi të vihet tek gjobat, do të ishte mirë që të informohet biznesi sesa i kushton formalizimi një aktiviteti ekonomik, duke i ndarë ato të grupuara sipas karakteristikave.
“ Çdo kategori biznesi ka karakteristikat e veta dhe analiza duhet të jetë e veçantë dhe e detajuar për çdo kategori biznesi.
Në kontaktet që kemi vazhdimisht me biznesin e vogël, kemi konstatuar se janë të painformuar rreth kërkesave dhe detyrimeve për të qenë formalë dhe orientohen vetëm nga fryma e përgjithshme që ekziston që të shmangin detyrimet pa e ditur se çfarë realisht shmangin.(kjo për Bizneset e vogla kryesisht familjare).
Për disa biznese të tjera që janë të regjistruara të vogla dhe që realisht janë të mëdha, kërkohet një analizë tjetër. Në këto raste pavarsisht dëshirës për të shmangur, kemi konstatuar se shpesh janë të detyruara të veprojnë kështu, pasi kompanitë e mëdha që i furnizojnë me mallra, shpesh nuk i japin fatura tatimore shitje apo në shumë raste i japin me vlera më të vogla çka nuk i lejon kësaj kategorie që t’i njihen shpenzimet e blerjes së mallit.” – tregon z. Daiu.

Eksperti kontabël tregon se, kontrollet e vazhdueshme nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, AKU, krijojnë një pengesë në perceptimin e lehtësirave të Biznesit. Ai sugjeron se paralelisht, duhen të shtrëngohen masat ndaj selektivitetit të ushtrimit të së drejtës së gjobave nga punonjësit e organeve tatimore dhe të krijohen ekipe profesionistësh të cilët duhet të jenë të pregatitur edhe moralisht dhe të ndërgjegjshëm për detyrën që kryejnë.

“Sistemi i shpërblimit të punonjësve të organeve tatimore mbi bazë perfomance do të krijonte një klimë më të mirë të marrëdhënieve midis biznesit dhe organeve tatimore. “- thekson ai, duke shtuar se, sistemi i gjobave është elementi i fundit që duhet të konsiderohet në strategjinë e përgjithshme të luftës kundër informalitetit, të paktën për biznesin e vogël.
I pyetur për panoramën e mbylljes së shumë bizneseve që nga java e shkuar, z. Daiu thotë se, është e natyrshme që shumë biznese mbyllen, por kjo jo për shkak të sistemit tatimor sesa për vetë aftësitë e tyre mbijetuese. “Është e rëndësishme që biznesi të mos mbyllet nga klima që krijohet nëse vihet theksi vetëm tek ndëshkimi. “- përfundon ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button