☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.66%
DOW 52,898 ▼0.54%
NASDAQ 26,077 ▼1.11%
NAFTA 88.46 ▲3.15%
ARI 4,410 ▼1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $78,106 ▲ +0.3% ETH $2,444 ▲ +0.18% XRP $1.3755 ▲ +0.96% SOL $101.9900 ▼ -0.4%
S&P 500 7,636 ▼0.66 % DOW 52,898 ▼0.54 % NASDAQ 26,077 ▼1.11 % NAFTA 88.46 ▲3.15 % ARI 4,410 ▼1.61 % S&P 500 7,636 ▼0.66 % DOW 52,898 ▼0.54 % NASDAQ 26,077 ▼1.11 % NAFTA 88.46 ▲3.15 % ARI 4,410 ▼1.61 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Politika

Gonxhja kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ministri: Krenari, por s’është ambicia ime

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka komentuar zërat për ndryshime të mundshme në qeveri, si dhe përfshirjen e emrit të tij në diskutimet për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Duke folur në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, Gonxhja e konsideroi krenari faktin që emri i tij lakohet për një post të tillë, por theksoi se nuk është ambicia e tij drejtimi i Tiranës. Po ashtu ai vuri në dukje se pozicioni i ministrit është i përkohshëm dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Kjo është një pyetje e drejtpërdrejtë, e vështirë, sepse unë nuk kam se si… sepse gjithë qenia ime, prezenca ime, roli dhe kontributi im përgjatë këtyre viteve tregon që unë kam pasur një vokacion timin për të shërbyer në administratën publike. Në parim apriori mendoj që çdo njeri do të ishte i nderuar, nëse do të ishte i konsideruar, ju thatë i përmendur, dhe natyrisht do ishte një krenari në rast se mendon se qytetarët, mediat, apo opinioni, mund të mendonte që ky zotëri ka vlera dhe mund t’i japë atë që sot është detyra më e vështirë, drejtimi i bashkisë. Por përtej një falënderimi nga ana ime, kjo s’ka lidhje fare me ambicien time, apo me diçka që mund të jetë konkretisht e lidhur me mua. Nuk besoj që të ketë një zhvillim”, tha Gonxhja.

I pyetur nëse do t’i vinte keq që të mos jetë më pjesë e kabinetit qeveritar, Gonxhja u shpreh: “Si mund të më vijë keq nëse do isha po ai që jam. Është e drejtë e strukturave të Kryesisë së partisë, është natyrisht jo lobim personal, është jo synim personal, s’do ishte as bukur, as korrekte, që të ishte kjo një gjë që nis nga personi. Është një privilegj i jashtëzakonshëm puna që bëj, por kjo s’duhet të bëjë të harrosh, që je një nga elementët që shtyn përpara mjetin në lëvizje që ka nevojë për energji dhe fuqi të reja. Gonxhja sot është nesër s’është. Ne jemi individë që jemi të përkohshëm. Ministri është aty politik dhe është në funksion të spektrit të kryeministrit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.