☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,686 ▼0.33%
DOW 53,186 ▼0.7%
NASDAQ 26,371 ▼0.12%
NAFTA 88.15 ▲2.79%
ARI 4,379 ▼2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▼ -0.2% ETH $2,443 ▼ -0.29% XRP $1.3686 ▲ +0.22% SOL $101.9100 ▼ -0.78%
S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 88.15 ▲2.79 % ARI 4,379 ▼2.29 % S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 88.15 ▲2.79 % ARI 4,379 ▼2.29 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Politika

Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, Hoxha: Kushton 1 kapuçino, shansi i fundit për besueshmërinë e BE

Forumi i Bledit në Slloveni këtë të martë zhvilloi punimet vetëm pak ditë pas “Jo”-së islandeze për rinisjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Eurokomisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjen gjithsesi arsye për të qëndruar optimiste.

“Ndonëse shumica e votuesve ishte kundër rinisjes së negociatave me BE-në, 47% e islandezëve thanë “Po”. Në 2010, kur Islanda ishte vend kandidat, vetëm 19%, sipas Eurobarometrit, mbështesnin anëtarësimin. Ndaj numri po rritet. Ndoshta duhet të presim edhe disa vite”, tha ajo.

Liderët e vendeve anëtare kanë detyrën të shpjegojnë zgjerimin për qytetarët e tyre. “Liderët tanë duhet gjithashtu ta shpjegojnë zgjerimin në vendet e tyre. Nëse ka frika, duhet të flasim për to. Mendohet se këta anëtarë të rinj do të na marrin paratë… Mali i Zi nuk do të na kushtojë kaq shumë! Pra, nuk mund të ndodhë zgjerimi pa punën e liderëve”, shtoi Kos.

Pjesë e panelit ishte edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë. Ferit Hoxha nënvizoi se perspektiva europiane nuk mjafton më për Ballkanin Perëndimor.

“Në 2003-shin na u premtua se Ballkani Perëndimor i përket Evropës, ka një të ardhme, ka një perspektivë. Ajo perspektivë, nëse do të ishte qenie njerëzore, sot do të ishte 23 vjeçe, do të mund të konsumonte alkool, do të ishte martuar dhe mund të kishte fëmijë. Jam thellësisht i bindur, kjo është hera e fundit për BE-në që të jetë e besueshme për ne”, tha Hoxha.

Kush trembet për kostot e zgjerimit, mori një përgjigje konkrete. “Ne nuk duam të jemi vetëm përfitues të procesit, por edhe kontribuojmë. Kostot? Një studim shumë serioz ka përllogaritur se kostoja e të gjithë Ballkanit Perëndimor është sa një kapuçino në ditë për çdo qytetar të BE-së sot. Një kapuçino me çmimet e Berlinit, në Tiranë dy kapuçino”, tha ai.

Paneli u mbyll me një paralajmërim për Beogradin, nga vetë shefja e Zgjerimit të BE-së. “Ratko Mlladiç është kriminel lufte. Glorifikimi i kriminelëve të luftës është kundër vlerave europiane. Nuk ka vend në vendet anëtare dhe as në vendet kandidate. Shpresoj që qeveria në Beograd ta kuptojë se çfarë rrezikohet. Nuk mund të ulesh në dy karrige. Në njëfarë pike duhet të vendosësh ku dëshiron të qëndrosh. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Serbinë, por ka disa gjëra që duhet të bëhen në Serbi”, tha Kos.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.