🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,460 ▼ -0.18% ETH $2,245 ▲ +0.12% XRP $1.2485 ▼ -0.51% SOL $95.6800 ▼ -1.34%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

“Google” do të investojë 13 miliardë euro në Finlandë për inteligjencën artificiale dhe energjinë

UASHINGTON, 10 shtator /ATSH-DPA/- “Google” njoftoi dje në mbrëmje se do të investojë 13 miliardë euro në Finlandë, për të zhvilluar infrastrukturën e nevojshme për inteligjencën artificiale (IA).

Kompania amerikane e teknologjisë tha se ky është investimi i saj më i madh në Evropë dhe se tregon rëndësinë që Finlanda ka në zhvillimin e teknologjisë së IA-së.

Investimi pritet t’i sjellë ekonomisë finlandeze rreth 3,6 miliardë euro në vit, gjatë fazës fillestare të ndërtimit dhe të mbështesë më shumë se 37,000 vende pune, në të gjithë vendin.

“Google” hapi qendrën e parë të të dhënave në Finlandë rreth 15 vjet më parë, në qytetin, Hamina.

Investimi i ri do të përdoret për të zgjeruar kapacitetet teknologjike, që mbështesin shërbimet kryesore të “Google”, si searching (kërkimi) në “Google”, “Google Maps” dhe “Gemini”.

Investimet e para pritet të zhvillohen gjatë viteve 2027 dhe 2028.

“Google” planifikon gjithashtu të ofrojë trajnime për inteligjencën artificiale, në bashkëpunim me kolegjet lokale.

Kompania synon të krijojë mundësi trajnimi për 100 studentë finlandezë, të cilët mund të punojnë në të ardhmen në qendrat e të dhënave.

Investimi do të përfshijë edhe projekte energjetike në rajon.

“Google” ka nënshkruar një marrëveshje 22-vjeçare, për të mbështetur vazhdimin e funksionimit të centralit bërthamor të Lovisës.

Kompania planifikon gjithashtu të shtojë kapacitetet e prodhimit të energjisë nga era dhe të kontraktojë një sistem të ri baterish me kapacitet 94 megavat, i cili do të ndihmojë në stabilizimin e çmimeve të energjisë, gjatë periudhave të ftohta dhe pa erë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.