☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.29 ▼1.45%
ARI 4,040 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,130 ▼ -1.56% ETH $2,318 ▼ -2.1% XRP $1.2905 ▼ -2.85% SOL $100.1400 ▼ -2.34%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.29 ▼1.45 % ARI 4,040 ▼0.28 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.29 ▼1.45 % ARI 4,040 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Grealisht tek Everton, Mudryk te Tottenham! Merkato në kohën “shtesë” e Premier League

Fundi i merkatos së Premier League, një nga kampionatet më të pasur në botë, është shoqëruar me disa lëvizje interesante. Manchester City, pasi ka zyrtarizuar Enzo Fernandez, ka huazuar Jack Grealish për një sezon tek Evertoni.

Grealish luajti mirë pjesën e parë të sezonit të kaluar me Everton, para se të dëmtohej. Ai u kthye te Manchester City, ku luajti edhe pak minuta në Community Shield dhe ndeshjen e parë të kampionatit, por donte të ndryshonte ambient dhe të kthehej tek Everton.

Manchester United ka refuzuar kërkesën e Everton për Joshua Zirkzee, duke bërë me dijë se do ta mbajë holandezin e kërkuar edhe nga Juventusi dhe Napoli. Evertoni e kërkoi sulmuesin në huazim, duke parë problemet fizike të Balogun.

Ukrainasi Mikhailo Mudryk ka kaluar te Tottenham, ku ritakohet me trajnerin Roberto De Zerbi, me të cilin ka punuar te Shakthar. Akordi me Chelsea është arritur për një huazim me opsionin e blerjes për 87.4 milionë euro. Nga Chelsea Spurs kanë marrë edhe Tosin, një blerje përfundimtare kjo për 8.2 milionë euro.

Merkatoja në Angli është mbyllur, por disa lëvizje kanë kaluar në kohën “shtesë”, duke ditur që skuadrat e përfshira i kanë çuar ligës një “Deal Sheet”, një lloj paraakordi. Dhe bëhet fjalë për Balogun tek Everton, Timber, Chilwell dhe Osario te Crystal Palace, Bahoya te Leeds dhe Fofana te Sunderland.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.