☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.40 ▼4.53%
ARI 3,914 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,792 ▼ -0.21% ETH $2,283 ▲ +0.6% XRP $1.2488 ▼ -0.47% SOL $93.8100 ▼ -1.54%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

GREQI – Dëme të shumta pas zjarrit në ditën e katërt radhazi në Atikë

ATHINË, 3 gusht /ATSH-ANA/ – Dëme të shumta janë regjistruar pas zjarrit që ka përfshirë zonën kufitare mes Atikës dhe Beotisë për të katërtën ditë radhazi, ndërsa forcat zjarrfikëse luftuan gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll vatrat e shumta.

Përpjekjet u përqendruan në hapjen e brezave mbrojtës me mjete të rënda, me synim ndërprerjen e përparimit të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Operacionet kryesore u zhvilluan pranë fshatit Agios Nektarios në Atikë dhe në zonën Kandyli, pranë Megarës.

Në orën 03:24, autoritetet greke dërguan një mesazh emergjence përmes sistemit 112, duke urdhëruar evakuimin e banorëve të zonave Skepi, Kandyli dhe Botsika drejt Nea Peramos.

Gjatë natës, në terren vepruan 450 zjarrfikës, të mbështetur nga 126 automjete, 22 ekipe të specializuara për zjarret në pyje, dhjetëra vullnetarë dhe një numër i madh autobotesh për furnizimin me ujë.

Me zbardhjen e ditës, operacionit iu bashkuan edhe avionët dhe helikopterët zjarrfikës, të cilët nisën hedhjen e ujit nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa zjarri mbetet aktiv në disa vatra dhe kushtet e vështira në terren vazhdojnë të pengojnë shuarjen e plotë të tij./ /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.