⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.09% ETH $2,238 ▼ -0.32% XRP $1.1621 ▲ +0.52% SOL $89.3400 ▼ -0.7%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Teknologji

Rregulla të reja në BE: Përmbajtja e gjeneruar me AI duhet të etiketohet

Që nga e diela, kompanitë që krijojnë ose përdorin përmbajtje të gjeneruar nga Al duhet ta etiketojnë qartë atë, në përputhje me udhëzimet e reja të Bashkimit Evropian për transparencë.

Qëllimi i këtyre rregullave është që qytetarët evropianë të mund të dallojnë menjëherë nëse përmbajtja që shohin në internet është autentike apo e krijuar nga Al.

Ligji gjithëpërfshirës i BE-së për Al po hyn në fuqi në faza. Nga kjo e dielë, kompanitë duhet të sigurojnë që:

Sistemet e AI-së, si chatbot-ët, t’u bëjnë të ditur përdoruesve se po ndërveprojnë me Al;

Imazhet, tekstet ose materialet e tjera të krijuara nga AI të mbajnë një etiketë që tregon qartë origjinën e tyre.

Kjo mund të realizohet përmes watermark-eve (shenjave digjitale) ose mekanizmave të tjerë që lehtësojnë identifikimin e përmbajtjes së gjeneruar nga AI. Kompanitë që nuk respektojnë këto detyrime mund të përballen me gjoba të larta.

Sipas një zyrtari të BE-së, Al gjenerative po mundëson krijimin e dezinformatave në një shkallë të paprecedentë, duke i përshtatur ato për audienca të ndryshme dhe duke i shpërndarë me shpejtësi të madhe.

Meqenëse AI po e bën gjithnjë e më të vështirë dallimin mes përmbajtjes reale dhe asaj sintetike, rregullat e reja synojnë të ruajnë besimin e qytetarëve në atë që shohin, dëgjojnë dhe lexojnë.

Kush preket nga rregullat?

Rregullat zbatohen për përmbajtjen e krijuar për qëllime profesionale. Personat që përdorin AI vetëm për qëllime personale nuk preken nga këto detyrime.

Gjithashtu, tekstet që synojnë të informojnë publikun për çështje me interes të përgjithshëm duhet të etiketohen nëse janë krijuar nga AI pa kontroll ose redaktim njerëzor.

Sistemet ekzistuese të AI-së kanë afat deri më 2 dhjetor 2026 për t’u përshtatur me kërkesat e reja. Ndërkohë, përjashtohen nga këto rregulla veprat me karakter artistik, krijues, satirik ose fiktiv.

Ndërkohë, gjigantët e teknologjisë kanë nisur tashmë të vendosin etiketa për përmbajtjen e krijuar me AI:

TikTok kërkon prej vitesh që krijuesit të etiketojnë imazhet, audiot dhe videot e gjeneruara nga AI dhe njofton se mbi 3 miliardë përmbajtje janë etiketuar;

Meta përdor etiketën “AI Info” në Facebook dhe Instagram për postimet e krijuara me Al;

Google ka nënshkruar Kodin e Sjelljes së BE-së për transparencën e AI-së dhe po bashkëpunon me kompani si Nvidia, OpenAI dhe Apple për zhvillimin e teknologjive të etiketimit digjital. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.