🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,527 ▼ -0.93% ETH $2,046 ▼ -2.42% XRP $1.3136 ▼ -0.82% SOL $79.0300 ▼ -0.2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Guterres paralajmëron për luftë më të gjerë, ndërsa Irani dhe SHBA-ja zotohen për sulme më të rënda

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje sot për t’i dhënë fund “spirales së vdekjes dhe shkatërrimit” në Lindjen e Mesme, pasi Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zotuan të intensifikojnë sulmet e tyre.

“Jemi në prag të një lufte më të gjerë që do të përfshijë të gjithë Lindjen e Mesme me ndikime dramatike në të gjithë globin”, u tha Guterres gazetarëve në Nju Jork.

Ai theksoi në veçanti pasojat e situatës në Ngushticën e Hormuzit, ku Irani ka shkaktuar një ndalesë pothuajse të plotë të transportit detar – përmes sulmeve dhe kërcenimeve.

Deklarata e tij erdhi pasi SHBA-ja dhe Irani kërcënuan të rrisin sulmet në ditët në vijim.

Në një fjalim televiziv dje në mbrëmje, presidenti amerikan, Donald Trump tha se SHBA-ja do ta godiste Iranin jashtëzakonisht fort gjatë dy deri në tre javëve të ardhshme.

“Do t’i kthejmë ata në epokën e gurit – aty ku i përkasin”, tha ai.

Zyrtarët iranianë u përgjigjën sot , duke premtuar se do të vazhdojnë të luftojnë për aq kohë sa lufta vazhdon.

“Teherani nuk do ta pranojë ciklin vicioz të luftës, negociatave, armëpushimit dhe më pas përsëritjes së të njëjtit model”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmail Baghaei, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Një zëdhënës i selisë së forcave të armatosura të Iranit e përsëriti këtë qëndrim, duke thënë se armiqtë e Iranit duhej të prisnin masa edhe më të ashpra.

Ai gjithashtu hodhi poshtë deklaratën e Trump se pajisjet ushtarake të Iranit ishin shteruar, duke thënë se sulmet SHBA-Izrael kishin goditur vetëm objektiva të parëndësishme.

“Ata nuk dinë asgjë për aftësitë tona të gjera dhe strategjike”, tha ai, duke shtuar se prodhimi ushtarak strategjik po zhvillohej në vende për të cilat kundërshtarët e Iranit nuk dinë asgjë dhe nuk do të jenë kurrë në gjendje të informohen.

Trump tha më herët se SHBA-ja ishte në rrugën e duhur për të arritur të gjitha objektivat e saj ushtarake në luftë “shumë shpejt”.

“Marina e tyre është zhdukur, forca e tyre ajrore është zhdukur. Raketat e tyre janë pothuajse të përdorura ose të shkatërruara”, tha ai.

“Të marra së bashku, këto veprime do ta gjymtojnë ushtrinë e Iranit, do ta shtypin aftësinë e tyre për të mbështetur përfaqësuesit terroristë dhe do t’u mohojnë atyre aftësinë për të ndërtuar një bombë bërthamore”, shtoi Trump.

Irani prej kohësh ka pohuar se programi i tij bërthamor nuk synon ndërtimin e armëve bërthamore. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.