Sporti

Hapet stadiumi i parë për Botërorin 2022

Organizatorët e Kupës së Botës 2022 në Katar, e kanë hapur stadiumin e parë në Doha për këtë garë. Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani edhe zyrtarisht e hapi stadiumin e renovuar “Khalifa International Stadium” para ndeshjes finale të kupës ndërmjet Al Rayyan dhe Al Sadd, që do të zhvillohet në prani të 40 mijë shikuesve.

Sipas organizatorëve, stadiumi që është ndërtuar në vitin 1976 dhe që më pas u përdor për Lojërat Aziatike në vitin 2006, pati punë renovuese të jashtëzakonshme, përfshirë këtu instalimin revolucionar të teknologjisë së ftohtshmërisë, që do ta mbajë fushën e gjelbër në 20 gradë celsius dhe tribunat në 23 gradë celsius.

Punime tjera janë bërë në çatinë e stadiumit që i mbulon shkallët ku janë të ulur tifozët, me një rrjetë të ndërlikuar të kabllove gjermane dhe italiane të çelikut me peshë prej 4 mijë tonësh, që mbajnë 92 paneleve, ndërsa ky stadium do të jetë poashtu i pari në një Kupë të Botës që do të ndriçohet nga dritat LED. Kupa e Botës 2022 do të fillojë më 21 nëntor dhe do të përfundoj më 18 dhjetor të atij viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button