Kosova

Haradinaj i dërgon një mesazh Kurtit për reciprocitetin me Serbinë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka folur pas mbledhjes që qeverisë për taksën 100 për qind për produktet serbe si dhe arrestimet që janë paralajmëruar se mund të bëhen gjatë këtij muaji nga Gjykata Speciale.

Haradinaj fillimisht ka folur për vizitën e Matthew Palmer në Kosovë si dhe emërimin e Richard Grenell nga Donald Trump.

“E falenderoj z.Palmer për ardhjen është komunikim i vazhdueshëm, edhe më herët jam taku me të në Amerikë është vazhdim i agjendës amerikane për shkak se ka edhe përgjegjësi nga Departamenti i shtetit, ndërkaq sic e dini ambasadori Grenell ka përgjegjësi direkte nga presidenti amerikan Donald Trump, pra është vazhdim është agjendë e ndërsjelltë për këtë arsye skam bë ndonjë postim. Është vazhdim i komunikimit, nëse i keni përcjellë të gjitha zhvillimet është dinamikë Kosovë-Amerikë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tutje ka komentuar vendimin për taksën 100 për qind derisa i ka dërguar një përgjigje për këtë liderit të VV-së, Albin Kurtit.

“Analiza është prezente në vazhdimësi, një vakum të produkteve serbe e zëvendëson prodhimi vendor që është zhvilluar dhe ka ndikim direkt në ekonominë e vendit. Politikisht nuk është vetëm taksa por janë qëndrimet që i kemi mbajtë në Kosovë që e kanë mbajtur vendin të pavarur nga tavolina e znj.Mogherini, vendimet për ushtrinë, për Trepçën. Sa për me hjeke e reciprocitetin e pëlqej këtë ide, por le të mbetet taksa, nëse VV do të reciprocitetin nuk e kuptoj pse duhet me e hjekë taksën, edhe habitem për qëndrimin e kujdo që i kthen mallrat serbe pa e marrë njohjen është një gabim kapital politik”, shtoi ai.

Sa i përket arrestimeve nga Gjykata Speciale, Haradinaj tha se për këtë duhet të pyeten ata që dikur kishin dhënë votën për.

“Për arrestimet nuk di duhet me i vetë ata që e kanë votu gjykatën, ata e dijnë më mirë procedurat se jam jashtë informatava, ata që e kanë votu është mirë më i vetë çka mendojnë”, tha Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button