☁️
Tiranë 10°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,562 ▼ -0.09% ETH $2,057 ▲ +0.32% XRP $1.3191 ▲ +0.29% SOL $79.3100 ▲ +0.01%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj: Jo Thaçi president, nuk përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës

dddLideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nuk e përfaqëson unitetin e popullit, prandaj nuk duhet të zgjidhet president. Haradinaj në intervistë për “Zëri” tha se protesta e së shtunës do të jetë masive dhe se opozita nuk do të ndalet deri në dorëheqjen ose rrëzimin e Qeverisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është njeriu i duhur për president të vendit pasi, sipas tij, Thaçi nuk përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës. Këtë deklaratë Haradinaj e ka dhënë një intervistë për “Zërin”, ku ka folur edhe për protestën e së shtunës dhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Haradinaj ka thënë se kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe kundër asaj për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi tashmë nuk janë vetëm tri subjektet opozitare dhe përkrahësit e tyre, por janë edhe shumë qytetarë të tjerë.

Lideri i AAK-së po ashtu ka thënë se zgjedhjet nuk janë qëllimi i parë i opozitës, pasi Haradinaj thekson se opozitarët kanë kërkuar anulimin e marrëveshjeve, por pasi Qeveria nuk ka pranuar tani “kjo Qeveri duhet të japë llogari për marrëveshjet e dëmshme që i ka nënshkruar”. E në rast se shkohet në zgjedhje, sipas Haradinajt, ka mundësi që opozita të garojë me një listë të përbashkët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.