☁️
Tiranë 8°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 97.92 ▲2.58%
ARI 4,837 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $71,090 ▼ -4.15% ETH $2,196 ▼ -5.85% XRP $1.4620 ▼ -3.92% SOL $90.2300 ▼ -4.9%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,837 ▼1.22 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,837 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj: Nuk e kisha autorizuar Shalën të fliste me Thaçin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi të mërkurën se që nga dita e krijimit të koalicionit LAN, e pastaj VLAN, e deri në takimin e fundit të këtij koalicioni, asnjë zyrtar i Aleancës nuk ka pasur asnjë autorizim të komunikojë, negociojë apo të diskutojë çështjen e mundësisë së koalicionit me PDK-në me asnjë zyrtar të PDK-së apo të tjerë.

Lexoni të plotë deklaratën e Haradinajt:

“Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës, strukturave dhe anëtarësisë së AAK-së, deklaroj se që nga dita e krijimit të koalicionit LAN, e pastaj VLAN, e deri në takimin e fundit të këtij koalicioni, asnjë zyrtar i Aleancës nuk ka pasur asnjë autorizim të komunikojë, negociojë apo të diskutojë çështjen e mundësisë së koalicionit me PDK-në me asnjë zyrtar të PDK-së apo të tjerë.

Asnjë autorizim nga unë apo Kryesia e AAK-së nuk ka pasur as z. Blerim Shala, që në atë kohë ishte nënkryetar i AAK-së.

Si kryetar i AAK-së, përveç që nuk e kam autorizuar askënd, unë nuk kam qenë as në dijeni që takime të karakterit të tillë të kenë ndodhur. Jam në dijeni vetëm për kontakte të z. Shala me PDK-në, pas prishjes së koalicionit VLAN, por në asnjë mënyrë gjatë koalicionit VLAN”, përfundon deklarata e kryetarit Haradinaj”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.