Haradinaj: Për Amerikën e lëshoj postin, por taksën nuk e heq
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se nëse SHBA-ja kërkon nga ai të heqë dorë nga posti i kryeministrit, nuk do e mendonte dy herë, por heqjen e taksës nuk do e bënte.
“Po të vije amerikani e të më thotë, ‘Ramush, a po e lëshon detyrën’, unë largohem. Por nuk e çoj dorën ta heq taksën ndaj Serbisë, unë këtë e kam thënë që nuk e bëj.”,- tha ai në një intervistë për televizionin publik.
Kryeministri tha se i beson Amerikës për territorin e Kosovës, ndërsa shtoi se rreziku është te ai. “Rreziku nuk është Amerika, as Evropa, por rreziku jemi ne.”-tha Haradinaj.
Ai pohoi se është keq që aleatët qeveritarë janë ndarë për ta dëmtuar kryeministrin. Ai kërkoi nga të gjitha partitë në Kosovë që të bashkohen për taksën kundër Serbisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.