Haradinaj: Taksën nuk e heqim pa një kontratë me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka rikonfirmuar qëndrimin e tij se taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk do të tërhiqet. Haradinaj nga Konferenca për Siguri në Mynih, tha se taksa nuk do tërhiqet pa një kontrate garantuese për njohjen e Kosovës nga Serbia.
Kryeministri i Kosovës theksoi në fjalën e tij se Amerika nuk ka asnjë ushtrinë në botë më aleate se FSK-në, dhe popull më aleat se shqiptarët.
“Parimi që ka vlerë çdoherë për dialogun, ka qenë mos-kushtëzimi i dialogut. Është gabim që është lejuar dikur me devijuar dialogu, me u biseduar kufij e territore, por edhe tani është gabim nga Mogherini me pranuar që Serbia, në këtë rast Vuçiq me kushtëzuar kthimin në tavolinë, me heqjen e taksës. Taksa nuk bënë me u heq pa një kontratë, dhe duhet ta dimë se çfarë kontrate obligative dhe ligjore, pra gjithëpërfshirëse hymë me Serbinë. Njëra nga çështjet është edhe tregtia e lirë, në këtë rast, heqja e tarifës”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se Amerika duhet të bëjë presion të Serbia për të mos kushtëzuar dialogun dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Jo nuk ndryshon, shikoni ne jemi vendi më aleat i Amerikës, se është fol edhe për marrëdhëniet me Amerikën. Është një kërkesë legjitime prej Amerikës, pezullimi i taksës, por sikurse e dini, vendimi për taksën është një vendim ligjor, pra nuk kemi shkel ndonjë ligj, është vendim i Qeverisë së Kosovës, i qeverisë sovrane dhe nuk është marrë në relacion Kosovë – Amerikë, por është marrë në relacion Kosovë dhe fqinji ynë, shkaku i veprimeve armiqësore ndaj Kosovës.
Amerika besoj nuk ka popull me aleat se ne. Presim prej Amerikës, në vend që t’i bëjë preson veç Kosovës, ose veç institucioneve të Sigurisë së Kosovës, si rasti që është paralajmëruar për FSK-në, FSK-ja është aleati më i mirë i Amerikës, ndoshta nga krejt ushtritë e Botës.
Këtë preson ta orientojë nga Beogradi, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje obligative ligjore, gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke, qe i hap perspektiva « Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare, por po ashtu që siguron edhe tregtinë e lirë”, tha Haradinaj.