🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.38 ▲0.3%
ARI 3,940 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $76,920 ▼ -0.33% ETH $2,261 ▲ +0.02% XRP $1.2558 ▲ +0.31% SOL $91.7100 ▼ -0.9%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.38 ▲0.3 % ARI 3,940 ▼0.01 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.38 ▲0.3 % ARI 3,940 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

Harrojeni Tinder-in: Në Finlandë, një shportë rozë mund t’ju ndihmojë të gjeni partnerin

– Harrojini aplikacionet e takimeve dhe “swipe”-et. Në disa supermarkete në Finlandë, beqarët kanë një mënyrë shumë më të drejtpërdrejtë, për të treguar se janë të hapur ndaj një njohjeje, ata marrin një shportë rozë, raportoi “Daily Mail”.

Shportat njihen si “Sinkkukori”, që në finlandisht do të thotë “shporta e beqarëve”.

Personi që zgjedh këtë shportë sinjalizon se është beqar dhe i hapur për një bisedë apo njohje me një tjetër klient.

Fenomeni u bë viral gjatë vitit 2026, pasi përdoruesja e rrjeteve sociale amerikane, Roya Fox publikoi një video nga një supermarket në Finlandë.

Videoja tërhoqi miliona shikime dhe bëri që një praktikë relativisht lokale, të diskutohej gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediet ndërkombëtare.

Por ideja nuk është e re. Transmetuesi publik kombëtar i Finlandës, “Yle” raportoi në korrik të vitit 2015 se supermarketi “K-Citymarket” në Kajaani kishte vendosur shporta portokalli me mbishkrimin “Sinkkukori”.

Sipas drejtueses së dyqanit në atë kohë, klientët i përdornin shportat dhe ideja kishte ngjallur interes dhe humor mes blerësve.

Një tjetër dokumentim i eksperimentit në “K-Citymarket” të Ison Omena në Espoo, tregoi se shportat me ngjyra të ndryshme u përdorën si një sinjal vullnetar për të treguar statusin “beqar” dhe për të nxitur ndërveprime spontane mes klientëve.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një nismë kombëtare në të gjitha supermarketet finlandeze.

Shportat janë parë vetëm në disa pika të caktuara supermarketesh dhe ngjyra mund të ndryshojë nga një dyqan në tjetrin.

Koncepti është tepër i thjeshtë, në vend që një person të hamendësojë nëse dikush është i disponueshëm për njohje, shporta bëhet sinjali.

Nëse një klient mban “Sinkkukori”, ai po tregon se është i hapur për njohje.

Disa përdorues në Finlandë, e kanë përshkruar idenë si një mënyrë argëtuese për të rikthyer njohjet ballë për ballë, ndërsa të tjerë kanë vënë në dyshim se sa efektive mund të jetë në praktikë.

Në diskutimet online, disa përdorues thonë se shportat përdoren rrallë, ndërsa të tjerë raportojnë se i kanë parë ose përdorur në supermarketet e tyre.

Kështu, një shportë e thjeshtë blerjesh, është kthyer në një sinjal të pazakontë social, duke i dhënë një kuptim të ri një prej aktiviteteve më rutinë të përditshmërisë: blerjeve në supermarket. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.