🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 110.42 ▲10.29%
ARI 4,640 ▼3.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,034 ▼ -3.7% ETH $2,029 ▼ -4.9% XRP $1.2956 ▼ -4.29% SOL $78.3200 ▼ -6.08%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 110.42 ▲10.29 % ARI 4,640 ▼3.6 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 110.42 ▲10.29 % ARI 4,640 ▼3.6 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Harta territoriale, Basha: Tortë e ndarjes elektorale, e kundërshtojmë me forcë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur sot kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi ndarjen e re territoriale. Basha tha se kjo nuk është hartë, por një tortë për ndarje elektorale, e cila u bë pa konsensus e gjithëpërfshirje.

basha11

‘Harta e re territoriale u miratua pa konsensusin e opozitës, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirës, kundër vullnetit të qytetarëve, u ndërtua në kundërshtim me kriteret e rekomanduara nga institucionet ndërkombëtare. Kjo nuk është hartë, por tortë për ndarjen elektorale.

Më tej Basha tha se kjo hartë përfaqëson pazaret e turpshme të dyshes Rama-Meta dhe është e papranueshme. Ai shtoi se PD-ja do qëndrojë në krah të qytetarëve dhe do marrë të gjitha hapat e nevojshme për të çuar në vend vullnetin e sovranit.

“Do marrim hapat e nevojshëm politik për të rivendosur sovranitetin e qytetarëve, duke i kujtuar oligarkëve se pronarë të këtij vendi janë qytetarët. 70 mijë firma janë depozituar sot për referendume lokale”, tha Basha.

Këto deklarata, kreu i opozitës i bëri në përfundim të takimit me Drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Thomas K. Yazdgerdi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.