☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 85.26 ▲0.29%
ARI 4,725 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,692 ▲ +3.16% ETH $2,495 ▲ +2.32% XRP $1.5049 ▲ +2.01% SOL $101.1100 ▲ +7.27%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.26 ▲0.29 % ARI 4,725 ▲0.58 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.26 ▲0.29 % ARI 4,725 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

Hetimi në Kongres, Presidenti Trump del në mbrojtje të avokatit të tij Rudy Giuliani

Në “Samitin e Votuesve të Vlerave” që mbledh çdo vit organizata të shumta konservatore, Presidenti Trump u tha votuesve evangjelistë se nuk ua ka frikën për asgjë demokratëve.

“Hetim për shkarkim… Nuk e kisha menduar kurrë se do t‘i dëgjoja apo shikoja këto fjalë në lidhje me mua”, u tha pjesëmarrësve Presidenti Trump.

Në një shkëmbim mesazhesh të datës 9 shtator, tashmë pjesë e materialeve hetimore, diplomati më i lartë amerikan në Ukrainë, William Taylor, duket se ngre pikëpyetje ndaj përpjekjeve të administratës Trump për t’i bërë presion Ukrainës që të hetojë ish-Nënpresidentin Joe Biden, duke pezulluar rreth 400 milionë dollarë të ndihmës ushtarake amerikane. Në mesazhin e dërguar nga diplomati amerikan William Taylor thuhet se “mendoj se është çmenduri të tërheqim asistencën për sigurinë në shkëmbim të ndihmës me fushatën elektorale”. Katër orë më vonë, ambasadori amerikan në BE, Gordon Sondland, u përgjigj me mesazhin: “Presidenti ka qenë tepër i qartë; asnjë shkëmbim favoresh të asnjë lloji” dhe sugjeroi që ta vazhdojnë këtë bisedë jo nëpërmjet telefonit.

Presidenti Trump vazhdon të këmbëngulë se nuk pati quid pro quo (shkëmbim favoresh).

“Informatori tha ‘quid pro quo’ tetë herë. Është pak larg të vërtetës. Nuk pati asnjë herë”, tha Presidenti Trump.

Por, sipas gazetës “The Washington Post”, ambasadori Sondland do t’i thotë Kongresit se nuk ka informacion nëse kjo është e vërtetë dhe se sidoqoftë kjo gjuhë i është diktuar drejtpërdrejt nga Presidenti Trump gjatë një telefonate. Ambasadori Sondland është përgatitur t’u thotë hetuesve se për muaj të tërë, ai pati vepruar bazuar në udhëzimet personale të avokatit të Presidenit, Rudy Giuliani.

Të shtunën Presidenti Trump e mbrojti zoti Giuliani gjatë një telefonate me kanalin Fox News duke thënë se “ai është një burrë që godet korrupsionin dhe çfarëdo që të bëjë, unë e di që ai është një njeri i respektuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.