☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.68 ▼0.93%
ARI 4,079 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,162 ▼ -5.31% ETH $2,239 ▼ -7.48% XRP $1.1983 ▼ -9.13% SOL $90.1400 ▼ -6.95%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.68 ▼0.93 % ARI 4,079 ▼0.84 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.68 ▼0.93 % ARI 4,079 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Hoxha takim me homologun serb: Dialogu me Kosovën, e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias 2026, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me homologun serb Marko Đurić, ku në fokus ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal dhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas njoftimit, Hoxha theksoi se Shqipëria mbështet avancimin e marrëdhënieve përmes dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit konkret, sidomos në planin ekonomik e tregtar. Ai vlerësoi gjithashtu gatishmërinë e Serbisë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc, duke e konsideruar këtë si një hap me rëndësi në afrimin e mëtejshëm mes palëve.

Në deklarimin e tij publik, kryediplomati shqiptar nënvizoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në qëndrimin se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke. Ai shtoi se ky proces përbën një kontribut thelbësor për paqen afatgjatë dhe stabilitetin rajonal, ndërsa bashkëpunimi rajonal duhet të mbështetet mbi qartësi politike, koherencë diplomatike dhe kontakte më të forta mes njerëzve.

Burimi: ATA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.