☁️
Tiranë 10°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,575 ▲ +0.07% ETH $2,057 ▲ +0.46% XRP $1.3199 ▲ +0.43% SOL $79.3300 ▲ +0.2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Hoxhaj takon Jacobson, vlerësohen angazhimet e përbashkëta Kosovë-SHBA

hoxhaj-takon-jacobson-vler-euml-sohen-angazhimet-e-p-euml-rbashk-euml-ta-kosov-euml-shba_hdMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e falënderoi ambasadoren amerikane për mbështetjen e pa rezervë dhënë Kosovës në rrafshin dypalësh dhe shumëpalësh.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadorja Jacobson biseduan për agjendën e bashkëpunimit ndërmjet Uashingtonit dhe Prishtinës, fuqizimin e partneritetit dhe ngritjen e prezencës së Kosovës në SHBA.

Sipas një komunikate të MPJ-së, Hoxhaj e njoftoi ambasadoren amerikane edhe për masat që Kosova ka ndërmarrë në raport me sanksionet ndaj Federatës Ruse, duke theksuar përkushtimin e Kosovës në raport me përgjegjësitë ndërkombëtare.

Po ashtu, Hoxhaj, çmoi vlerësimin e Departamentit të Shtetit për përfshirjen e Kosovës në Koalicionin Ndërkombëtar kundër ISIS-it.

Ambasadorja Jacobson, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të SHBA-së për proceset në Kosovë.

Gjatë takimit, ministri Enver Hoxhaj po ashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të raporteve dhe shkëmbimeve me SHBA-të, si partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.