🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 108.56 ▲8.43%
ARI 4,652 ▼3.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,431 ▼ -3.17% ETH $2,035 ▼ -4.79% XRP $1.3034 ▼ -3.65% SOL $78.7000 ▼ -5.68%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.56 ▲8.43 % ARI 4,652 ▼3.36 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.56 ▲8.43 % ARI 4,652 ▼3.36 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Indi, rrëzohet avioni policor në aeroportin e Delhit; 10 të vdekur

Një avion i lehtë është rrëzuar në një aeroport pranë kryeqytetit të Indisë, Nju Delhi, duke vrarë të paktën 10 persona që ndodheshin në bord.

Avioni është rrëzuar pak momente pas ngritjes në ajër, pasi është përplasur me një mur në rajonin Duarka, duke marrë menjëherë flakë. Në bord ndodheshin anëtarë të forcës policore kufitare.

“Rrëzimi i avionit ka ndodhur rreth orës 09:50, me kohën e Indisë, pak momente pasi pilotët humbën kontaktin me kontrollin tokësor”, ka deklaruar një zyrtar përgjegjës.

Pamjet e transmetuara në televizionet lokale tregojnë fushën ku ka rënë avioni, i përfshirë nga flakët dhe pjesë të tij të shpërndara andej-këndej.

Incidenti i kësaj të marte ka ndodhur kur avioni ishte nisur nga aeroporti i kryeqytetit drejt lokalitetit Rançi, në shtetin lindor Xharkhand.

Në maj të vitit 2011, 10 persona humbën jetën pasi një avion i vogël mjekësor, që po transportonte një të sëmurë rëndë, u rrëzua në afërsi të Delhit.

Incidenti më i rëndë ajror në Indi është ai i vitit 2010 në qytetin Mangalore, ku humbën jetën të paktën 160 persona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.