☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.69 ▲2.06%
ARI 4,563 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,433 ▲ +1.42% ETH $2,055 ▲ +2.99% XRP $1.3478 ▲ +1.16% SOL $84.0500 ▲ +2.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.69 ▲2.06 % ARI 4,563 ▲0.84 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.69 ▲2.06 % ARI 4,563 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Indi, “vapë vrasëse”, të paktën 500 të vdekur

Vala e të nxehtit dhe thatësirës që ka përfshirë veriun e Indisë dhe juglindjen e saj ka shkaktuar vdekjen e mbi 165 personave vetëm ditën e diel, duke e çuar në 500 totalin e viktimave.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Times of India”, sipas të cilës i nxehti, me temperaturat që arrijnë mbi 47 gradë, vazhdon të mbysë kryesisht shtetet jug-lindore Andhra Pradesh dhe Telangana, ku dhe janë regjistruar shumica e viktimave.

Por edhe në pjesë të tjera të Indisë, si për shembull në zonat veriore të saj, zhiva e mërkurit ka arritur rekorde të reja, kryesisht në Utar Pradesh dhe Orisa.

Meteorologët indianë parashikojnë tre ditë të tjera mot të qëndrueshëm, pa ndonjë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale.

Probleme janë verifikuar edhe në kryeqytetin Nju Delhi, ku disa dhjetëra persona janë shtruar në spital si pasojë e shqetësimeve të shkaktuara nga i nxehti.

Sipas mjekëve, i nxehti ekstrem shkakton një “djegie të brendshme” të qelizave, gjë që shkakton fikjen e trurit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.