🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.10 ▲1.7%
ARI 3,919 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,594 ▼ -2.07% ETH $2,253 ▼ -1.81% XRP $1.2523 ▼ -0.01% SOL $91.7100 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.10 ▲1.7 % ARI 3,919 ▼1.29 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.10 ▲1.7 % ARI 3,919 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Iseni: Shtetasit e huaj mund t’i paguajnë online gjobat e “Safe City”

Shtetasit e huaj që qarkullojnë me vetura me targa të huaja në Maqedoni, tashmë mund t’i kontrollojnë online gjobat e trafikut dhe t’i paguajnë ato në mënyrë elektronike.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka njoftuar se është aktivizuar aplikacioni “Safe City”, i cili në këtë fazë u dedikohet pikërisht drejtuesve të automjeteve me targa të huaja.

Përmes aplikacionit, shoferët mund të shohin kundërvajtjet e evidentuara nga sistemi “Safe City”, të kenë qasje në urdhërpagesat dhe t’i kryejnë pagesat online.

Për t’u qasur në shërbim, drejtuesi duhet të skanojë ose fotografojë dokumentin e udhëtimit dhe të vendosë targën e automjetit që përdor në Maqedoni.

Sipas Isenit, kjo do t’u mundësojë shoferëve të huaj që të informohen me kohë për gjobat dhe t’i paguajnë ato pa pasur nevojë për ndalime apo vonesa shtesë në pikat kufitare.

Funksionalizimi i këtij shërbimi është pjesë e procesit të digjitalizimit të shërbimeve që lidhen me sistemin “Safe City”.

Nga MPB-ja kanë bërë të ditur se në fazat e ardhshme pritet që aplikacioni të zgjerohet edhe për kategori të tjera të përdoruesve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.