☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 87.25 ▲0.48%
ARI 4,649 ▲1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,323 ▲ +7.51% ETH $2,385 ▲ +3.88% XRP $1.3865 ▲ +18.55% SOL $90.9400 ▲ +4.31%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 87.25 ▲0.48 % ARI 4,649 ▲1.7 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 87.25 ▲0.48 % ARI 4,649 ▲1.7 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Opinion

Arroganca që mbyti empatinë dhe vrau që në lindje “Besën”

Arroganca që mbyti empatinë dhe vrau që në lindje

“Flamingot kërkojnë provën e empatisë sonë… Unë pashë se sa e padurueshme është bërë për njerëzit mungesa e empatisë së njerëzve të shtetit, arroganca e zyrtarëve pa gjak, që u flasin sikur të kenë karrige në vend të fytyrës, ndërkohë që fytyrën e kanë parkuar në vend të prapanicës.”

sallën e mbushur me deputetë dhe ministra të Partisë Socialiste, më 24 korrik, fjala “empati” u dëgjua plot 11 herë në fjalimin e kryeministrit Edi Rama, si reflektim mbi atë që e quajti qëllimisht “Bulevardi i Flamingove”.

Duke paraqitur dokumentin e titulluar “Besa”, ai premtoi një pikë kthese në raportin e qeverisë dhe shumicës me protestuesit, të cilët vazhdonin të mblidheshin çdo natë përpara zyrës.

Pas kësaj shpalljeje, prova e parë e “Besës” pritej të ishte sjellja publike ndaj protestuesve. Retorika agresive e javëve të mëparshme nga deputetët dhe ministrat socialistë pritej të ndryshonte për shkak të nevojës për të treguar atë që kërkoi kryeministri.

Ndodhi e kundërta. Vala e komenteve sulmuese dhe e postimeve denigruese ndaj protestës në rrjetet sociale u shtua dhe përfshiu edhe eksponentë të tjerë socialistë, të cilët kishin heshtur deri atëherë.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, u përfshinë në replika sulmuese me figura publike mbështetëse të protestës, si Irena Beqiraj, apo me gazetarët Gjergj Erebara dhe Klodiana Lala.

Në epokën e re të empatisë socialiste u shtuan edhe postimet denigruese të deputetit Taulant Balla. Pas sulmeve të mëparshme ndaj luftëtarit të Kosovës Tahir Sinani dhe gazetarit Gjergj Erebara, Balla u bë propaganduesi kryesor i ndarjes së protestuesve në “flamingo” dhe “sorra”, të shpallur nga kryeministri.

Sjellja përçmuese dhe më pas triumfale e deputetëve Ulsi Manja dhe Taulant Balla gjatë debatit dhe përjashtimit nga punimet e Kuvendit të kolegut Agron Shehaj vetëm empati nuk mund të ishte.

E pyetur nga një gazetar nëse ishte e gatshme të jepte dorëheqjen për shkak të protestave, deputetja e re Sara Mila u përgjigj: “Jam gati për një gjë, por s’ia them dot këtij çunit.”

As deputeti i vjetër Erjon Braçe nuk i kurseu ofendimet nervoze ndaj protestuesve në hyrje të Kuvendit, edhe pse më pas mohoi t’i kishte thënë.

Por nëse një pjesë e “luftëtarëve” socialistë duket se iu kushtuan pushimeve gjatë gushtit, llogoren nuk e ka lënë për asnjë çast ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Prej javësh, ai është udhëheqësi socialist më aktiv në sulmet publike ndaj protestuesve dhe kritikëve të qeverisë.

“Një situatë e cila kërkon vëmendje, analizë dhe reflektim të thellë. Duam të kemi një qasje sa më të mirëmenduar dhe të ekuilibruar në raport me kërkesat e tyre”, ishte qëndrimi i i tij në ditët e para të protestave.

Por që atëherë, minsitri ka bërë një kthesë 180 gradë në artikulimin e tij publik. Koncerti i debatueshëm i këngëtarit Kanye West e vuri atë në qendër të vëmendjes publike dhe shënoi fillimin e protagonizmit të tij agresiv publik.

“Hipokrite, por edhe e cekët, sepse gënjen dhe shet moral… Koncerti mbrëmë qe grushti më domethënës ndaj haxhiqamilistëve” — me këto fjalë ministri sulmoi prezantuesen televizive Enxhi Nasufi, e cila kishte kritikuar financimin e koncertit me para publike.

“…[P]aguheshe me taksat e shqiptarëve për të kënduar, por e le punën dhe ike në një reality show për të urinuar para kamerave. Pasi mbarove urinimin, deshe të ktheheshe në Opera”, ishin fjalët kundër tenorit Armando Kllogjeri, i cili ka qenë pjesë e protestës.

“…[N]jë tufë budallenjsh dhe injorantësh”, i quajti ministri protestuesit kur raportonte ne një komision parlamentar.

Duke dalë nga dera e pasme e ndërtesës së rrethuar të Kuvendit, ai iu drejtua një avokateje, njëkohësisht funksionare partiake e PD-së, me fjalët: “…Po ti çfarë je? Protestuese apo profesioniste e zanatit… Shko, moj injorante…”

Në ditën e 80-të të protestave, ministri Gonxhja bëri deklaratën më të ashpër kundër protestuesve, duke i quajtur “…kontingjentë, delirantë, jovotues në Shqipëri, vetëgjyqtarë, fondamentalistë, ekstremistë patetikë, histerikë, brigadistë qorra, racistë, turli bolshevikësh, marksistësh, komsomolas…”

Sulmet ndaj protestës dhe kritikëve nga udhëheqësit kryesorë socialistë në vend janë të përditshme dhe agresive.

Në “analizën” e shkaqeve të protestës së “flamingove”, kryeministri shënjestroi kryesisht administratën publike, e cila kishte humbur komunikimin dhe empatinë me qytetarët e shqetësuar.

Por fakti që udhëheqësit më të lartë socialistë, bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit, janë hedhur në sulme arrogante dhe agresive ndaj qytetarëve që protestojnë, të bën të besosh se kritika ndaj administratës dhe thirrja për empati janë thjesht sajesa propagandistike për të qetësuar qytetarët.

Sepse duket e pamundur që kryeministri të mos i ketë parë këto sulme, ashtu siç është e pamundur që ai t’u kërkojë ministrave dhe deputetëve të tregojnë empati dhe ata të mos e përfillin duke treguar agresivitet.

“Besimi nuk ndërtohet nga fjalët, por nga përputhja e vazhdueshme mes tyre dhe veprave”, shkruhej në faqen 11 të dokumentit “Besa”.

Por udhëheqësit socialistë duket se i kanë grisur faqet e “Besës” për të mbështjellë me to gurët me të cilët qëllojnë qytetarët.

Shpërndaje te miqtë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.