☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 87.25 ▲0.48%
ARI 4,649 ▲1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $76,802 ▲ +6.57% ETH $2,369 ▲ +2.59% XRP $1.3723 ▲ +16.73% SOL $90.5800 ▲ +3.45%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 87.25 ▲0.48 % ARI 4,649 ▲1.7 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 87.25 ▲0.48 % ARI 4,649 ▲1.7 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

“Në një vilë të pabanuar në Brezovicë ishte gjetur marihuan”, të dyshuarit i caktohet paraburgim prej një muaji në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas një njoftimi për media thuhet se: “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 19.08.2026, rreth orës 23:30, më Brezovicë – Komuna Shtërpcë, i pandehuri, pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substancë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që fillimisht zyrtarët policor pranojnë ankesë nga qytetarët se në një vilë të pabanuar në Brezovicë ishte gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ashtu që pas daljes në vendin e ngjarjes aty vërejnë një person duke ikur malit dhe pas ndjekjes hasin në të pandehurin N.B., i cili ishte me skuter të tipit NAS, ku nën dyshimin se mund të posedojë substanca narkotike e ndalin të pandehurin dhe pas kontrollit tek i njëjti gjejnë dhe sekuestrojnë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe dy peshore digjitale të vendosura në një çantë ngjyrë të zezë, tutje nën dyshimin se mund të posedoj substanca të tjera narkotike është kontrolluar edhe një vilë e një familjari të të pandehurit, ku edhe aty në tokë e shpërndarë gjendet një sasi më e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me ç` rast nga i pandehuri dhe vendi i ngjarjes sekuestrohen: një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 41.2 gram, sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 430.9 gram, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 505.3 gram, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 72.9 gram, gjithsej substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 1063 gram si dhe një çantë krahu ngjyrë e zezë, dy peshore digjitale, një thikë metalike për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se të gjitha kanë qenë të destinuara për përgatitje dhe ndarje të substancës narkotike me qëllim të shitjes”.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.