Maqedonia

Ish-kryeministri maqedonas: Nëse dështon edhe Zaevi, qeverinë ta bëjë Ali Ahmeti

Në lidhje me aktualitetin e fundit të skenës politike në Maqedoni se kujt duhet t’i ndahet mandati pasi VMRO-DPMNE nuk arriti të formojë Qeveri, kryetari i VMRO-Popullore, ish-kryeministri maqedonas Lubço Georgievski, ka komentuar në profilin e tij në “Facebook” se mandati i takon LSDM-së, e nëse ajo dështon të formojë qeverinë, atëherë duhet t’i jepet liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, respektivisht Ali Ahmetit.

“Këto ditë po përmendet vetëm shembulli kur kryetari Kiro Gligoro dy herë me radhë ia ka ndarë mandatin LSDM-së. Nuk e di pse heshtin edhe për shembujt më drastik të shkeljes së Kushtetutës nga viti 1990 kur Kiro Gligorov fare nuk i ka dhënë mandat partisë fituese. Në fakt, ai ka kërkuar katër kandidatë për kryeministër, thuajse dy muaj e bllokoi Maqedoninë  dhe në fund ia dha kandidatit të tij personal, Nikolla Klusev.

Kështu që mund të konstatoj se të gjitha mundësitë e shkeljes së Kushtetutës i ka promovuar LSDM. Hartuesit e Kushtetutës dhe mospërputhja e nenit 90 është vepër e ekspertëve të LSDM-së nga analfabetizmi ose është futur për lojëra në kohën kur ishin shumicë. Kështu është dhe këtu nuk kanë askujt për çfarë t’i hidhërohen.

Por, pavarësisht nga faktet e theksuara më lartë ka diçka që quhet frymë e demokracisë evropiane, logjikë e pandaluar kushtetuese e cila funksionon në praktikën parlamentare. Sipas saj, mandatin duhet ta fitojë LSDM, ndërkaq nëse nuk arrin që të formojë Qeveri, atëherë i njëjti duhet t’i ndahet BDI-së.

Në të kundërtën, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ta humbin kuptimin, e para duhet ta ndryshojmë Kushtetutën dhe pastaj të shkojmë në zgjedhje të reja”, ka shkruar Georgievski në fejsbuk, transmeton portalb.mk.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button