⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,007 ▼ -0.45% ETH $2,244 ▼ -0.28% XRP $1.1661 ▼ -3% SOL $89.9600 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

ITALI – Valixhet në Lampedusa, pasagjerët në Romë: aventura e pazakontë e fluturimit Wizz Air

– Rreth 80 pasagjerë të një fluturimi të kompanisë Wizz Air, që mbërriti në aeroportin “Fiumicino” të Romës nga Marsa Alam, Egjipt, mbetën pa bagazhet e tyre, pasi një pjesë e valixheve kishte mbetur në bordin e avionit, i cili më pas u nis drejt Lampeduzës, shkruan Skytg24.it

Sipas dëshmisë së një prej pasagjereve, Sabrina Lattanzio, avioni u ul në Fiumicino rreth orës 14:35, 15 minuta më herët se orari i parashikuar.

Fluturimi ishte i plotë, ndërsa në shiritin e bagazheve mbërriti vetëm një pjesë e valixheve.
Pas rreth 45 minutash, në monitor u shfaq njoftimi se procesi i shkarkimit të bagazheve kishte përfunduar, ndërsa valixhet e rreth gjysmës së pasagjerëve mungonin.

Situata u bë më e qartë pasi një prej pasagjerëve kishte vendosur një pajisje GPS në valixhen e tij.

Pajisja tregonte se bagazhi ndodhej ende në Fiumicino. Pasagjerët thonë se e njoftuan për më shumë se një orë personelin në aeroport, por pa marrë përgjigje.

Vetëm pasi iu drejtuan Gardës së Financës italiane, nisën verifikimet dhe u konstatua se një pjesë e konsiderueshme e valixheve kishte mbetur në bagazhierën e avionit.

Në atë moment, avioni ishte larguar tashmë nga Fiumicino dhe ishte nisur drejt Lampeduzës.

Mes pasagjerëve të prekur kishte familje që kishin humbur deri në shtatë bagazhe, persona që duhej të vazhdonin udhëtimin me fluturime lidhëse dhe udhëtarë që kishin ilaçe të rëndësishme në valixhet e tyre.

Pasagjerët kanë krijuar edhe një grup në WhatsApp me më shumë se 80 persona për të koordinuar përpjekjet për gjetjen dhe kthimin e bagazheve.

Megjithatë, sipas tyre, ende nuk dihet se kur valixhet do t’u dorëzohen pronarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.